E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doktori De Niro

Fituesi i çmimit Oscar, Robert de Niro, u dekorua të dielën me titullin doktor nderi i Shkencave të Artit, në Bates College, në Lewinstone, të shtetit federal amerikan Maine.

Derisa po iu adresohej studentëve të pranishëm, de Niro deklaroi se, meqë s’i kreu studimet arriti të kursente 6,000 dollarë, të cilat do t’i shpenzonte për katër vjet studimi. Megjithëse, siç tha, kur kthen kokën prapa mund të thotë se gjithçka përfundoi shkëlqyeshëm. “Kurseva para, dhe u bëra doktor”, u shpreh ai.

"Nëse jeni aktor, bëhuni të sinqertë me karakterin që e interpretoni. E, nëse s’jeni aktor, atëherë bëhuni me karakter dhe të sinqertë ndaj vetvetes”, i këshilloi de Niro studentët.

Ndryshe, Robert de Niro nuk e përfundoi as shkollën e mesme, të cilën e braktisi për t’u marrë me aktrim profesional.

Ai fitoi çmimin Oscar për filmin “Demi i Tërbuar”, një tjetër Oscar për rolin episodik në filmin “Kumbara II”, dhe u nominua katër herë të tjera për po këtë çmim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›