Shteti pas aksidenteve tragjike

Aksidenti tragjik i Himares, i ndodhur shtatë ditë më parë, nuk është veçse i fundit i një liste të gjatë aksidentesh që vazhdojnë të marrin jetë në rrugët e të gjithë vendit.
Gatishmëria dhe reagimi i vetëm i shtetit matet me numrin e ambulancave dhe helikopterëve të dërguar për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
Më pas asgjë, asnjë masë për të siguruar akset rrugore më të rrezikuara nga këto aksidente. Gjithçka vazhdon e qetë me lapidaret që sa vijnë e shtohen rrugëve të vendit.
Pas disa ditësh, këto tragjedi shndërrohet për të gjithë në një kujtim të hidhur, ndërsa për familjarët e atyre që Tragjedia e HimarësDy studentet në AustriTragjedia, dy studentet ende në komaTopi-Jahjaga në Spitalin Ushtarak humbin jetën në këto ngjarje, një plagë që nuk mbyllet më kurrë.
Shteti mund të thotë se u angazhua maksimalisht për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, por a rikthehen më autoritetet në vendin e tragjedisë, për të parë se si mund të shmanget një aksident i ri. Reportazhi i përjavshëm pas edicionit qëndror të lajmeve në “Top Channel”, “Shqipëria Tjetër” me gazetar Marin Memën, tregon se fatkeqësisht diçka e tillë nuk ndodh.
Që prej ndërtimit të rrethrrotullimit të Çermës në aksin Rrogozhinë-Lushnje, në këtë rrugë të re, policia detyrohej të nxirrte të paktën dy viktima në muaj për shkak të aksidenteve automobilistike.
Sipas specialistëve, kjo vjen si pasojë e ndërtimit të pastudiouar të këtij rreth rrotullimi, por askush nuk propozoi e as më shumë nuk zbatoi një ndryshim që të shmangte të gjithë fatkeqësitë.
E vetmja zgjidhje, këtë herë edhe nga lokalet përreth, që vendosën disa qindra goma, për të amortizuar aksidentet, e për të shpëtuar kështu, potencialisht, jetë të tjera, ashtu si në pistat e Formulës 1.
Nga ana e tij, shteti ka përpiluar vetëm raportet për shkakun e viktimave, ku faji është gjithmonë i atyre që humbasin jetën, por asgjë nuk e ka vënë në lëvizje shtetin përballë këtij bilanci lufte.
Jo vetëm rrethrrotullimi, por edhe daljet në të gjithë aksin nga Rrogozhina deri në Fier, e më pas pothuajse në të gjithë anët e tjera të vendit, janë tërësisht të parregulluara dhe rrugët ku ecet edhe mbi 100 kilometra në orë, mund të ndërpriten në çdo çast nga makina që ia behin nga rrugët anësore, duke u shndërruar në një recetë të sigurtë për fatkeqësi.
E njëjtë është edhe zona e quajtur si klubi i shoferit në aksin Lushnje-Fier, ku është e rrallë që të gjesh banorë që nuk kanë parë të paktën një aksident vdekjeprurës me sytë e tyre.
“Rrugët duhet të riparohen dhe të ndryshohen në mënyrë të menjëhershme”, deklaroi Mitat Tola, ekspert i sigurisë rrugore. “Lushnje-Fier ka kalime në nivel të papranueshëm për kodin e transportit rrugor dhe kanë ndodhur disa aksidente me pasojë vdekje. Duhet që shteti të administrojë atë pasuri që ka dhe që quhet rrugë, e ta bëjnë atë të sigurtë qoftë për këmbësorët, ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve”.
Në veri, në Gjegjan, pikërisht në vendin ku në 17 korrik 2010 rënia e një autobusi në greminë i kushtoi jetën 15 personave dhe kudo në rrugën e mbushur me lapidarë e pllaka përkujtimore, nuk ka hekura mbrojtës.
Në këtë aks që kalon përtej Pukës, bilanci është i frikshëm. “Aksi ku ka ndodhur aksidenti famëkeq në Gjegjan, sipas aktit të ekspertizës rrugore është vlerësuar se në buzë të greminës autobuzi ka mbërritur në gjendje të ndaluar dhe nëse do të ishte një mur mbrojtës, atëherë jeta e njerëzve do të ishte kursyer e mjeti do të kishte ndaluar”.
Në tetë nëntor 2010, në Fratar të Ballshit, një autobus u rrokullis poshtë, duke i marrë jetën nëntë personave. As kjo nuk mjaftoi për të pajisur këtë zonë me hekura mbrojtës dhe as fakti që kjo rrugë përfshihet midis atyre të vendosur në listën e zezë, për shkak të përplasjeve të shumta vdekjeprurëse që kanë ndodhur.
E njëjtë është situata edhe në vendin e një tjetër aksidenti, në Kir të Dukagjinit. Shtregu i “vdekjes”, i mori jetën 10 personave, pasi një automjet ra në ujërat e lumit me të njëjtin emër. Në tërësi, kjo rrugë ka shkaktuar në 20 vitet e fundit 73 viktima, që përsëri nuk janë dukur të mjaftueshme që dikush të vendosë dorë për të përmirësuar këtë aks ku kalojnë rreth 14 mijë banorë të zonave përreth.
“Mua më ka rezultuar, ashtu si të gjithëve, që edhe atje ku riparohen rrugë, ndjekim gjurmët e rrugëve të vjetra. Harrojmë që motorizimi dhe mjetet e reja kërkojnë rrugë të teknologjive të reja. Harrojmë aksiomën e madhe të sigurisë rrugore që vetë rruga, me sistemet e saj mbrojtëse dhe sinjalistikën duhet të rregullojë gabimet e drejtuesve të mjetit”, shprehet Tola.
7 mijë njerëz llogaritet të kenë humbur jetën në Shqipërinë demokratike në aksidentet rrugore. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, por në konceptin shqiptar, një rrugë e mirë vazhdon të konceptohet thjesht një rrugë që nuk ka gropa.
Ndërsa Shqipëria mbetet një vend i paradokseve, në disa rrugë, tabelat e sinjalistikës mbeten një luks, ndërsa në të tjera vidhen nga banorët e zonës për nevoja shtëpiake.
Në disa rrugë nuk ka përmakë anësorë dhe në disa të tjera ato grabiten për skrap. Shumë njerëz humbin jetën si rrjedhojë e një problem në rrugë, por në asnjë rast ne nuk e padisim shtetin, i cili është kthyer thjesht në numërues viktimash.
Në Shqipëri, duket se jeta ka më pak vlerë se shumë gjëra. Në fund të fundit, siç thonë edhe të vjetërit, kështu ka qenë e shkruar.