Doktori analizon punën një mujore të piktorit

Kryeministri në largim i Republikës së Shqipëri, Sali Berisha, i ka bërë një përmbledhje punës një mujore të kryeministrit të ri, piktorit Edi Rama.
Statusi i Berishës i postuar në rrjetin social facebook:
Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.
Veprimtaria një mujore e kryeministrit te zgjedhur, sipas Berishës, mund të përmblidhet në sa vijon:
1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.
2 - Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverise se vendit si qeveri kujdestare apo qeveri ne detyre dhe mandat 4.3 vjet për vete.
3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidences, Prokurorise, KLD-se, pushtetit gjyqësor.
4- Revansh anti-shtet ndaj administrates publike. Hapja e tenderit per fshesen ne administraten publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurires Koleka.
5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 here me të mëdha se Shqipëria.
6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencen e mandateve të drogës dhe krimit
Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!! Sb./Indeksonline/