E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira edhe në Tunizi

Atentati ndaj Muhamed el-Brahimi, liderit të koalicionit të Frontit Popullor në opozitë në Tunizi shkaktoi rritjen e tensionit në vend. Opozitarët e derdhur në rrugë pas atentatit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Ndërkaq presidenti tunizian, Munsir El-Merzugi, mbrëmë i bëri thirrje popullit të ruajë qetësinë. El-Merzugi e ftoi popullin për dialog për të prishur lojën që është planifikuar për Tunizinë.

El-Merzugi nënvizoi kohezionin e atentatit që u krye kundër Muhamed El-Ibrahimit, anëtarit të Asamblesë Themeluese dhe koordinatori i përgjithshëm i koalicionit të Frontit Popullor. Është zgjedhur pikërisht momenti kur janë kapur autorët e vrasjes së Shykry Belajdit, lideri opozitar i vrarë shkurtin e kaluar, kur është siguruar një aleancë politike mbi kushtetutën e re të vendit dhe në një kohë kur është planifikuar mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, cilësoi El-Merzugi.

Të gjithë këto zhvillime pozitive që ka shënuar vendi në fakt kanë prishur planet e atyre që duan ta çojnë vendin tonë drejt kaosit, kjo është edhe arsyeja e organizimit të një atentati të tillë, shtoi ai.

Pavarësisht këtyre krimeve shteti do të vazhdojë të qëndrojë kokë-lartë në këmbë me të gjitha organet dhe institucionet e tij dhe populli tunizian do të jetë i bashkuar dhe në unitet deri në përmbylljen e procesit të tranzicionit, theksoi presidenti tunizian në fjalën e tij drejtuar popullit.

Nga ana tjetër lideri i Partisë së Lëvizjes En-Nahda, Sheiku Rashid Ganushi në deklaratën që bëri pas atentatit kundër lideri opozitar tha se ky është një krim që i është bërë të gjithë vendit dhe procesit të tranzicionit demokratik. “Ata që kanë krijuar kaosin në Egjipt dhe ata që kanë planifikuar atentatet në Tunizi janë të njëjtët persona, nënvizoi Ganushi ndërsa shtoi se qëllimi i tyre është të pengojnë arabët dhe myslimanët për të kaluar në demokraci”.

“Kryerja e këtij atentati në një kohë kur Tunizia i ishte afruar të qenit shembulli i parë i demokracisë në botën arabe dhe ndërsa i kishte përshpejtuar përpjekjet për të realizuar të gjitha kushtet që kërkon ky sukses tregon hapur që Tunizia ka armiq dhe ata nuk duan që ajo të jetë një shembull i suksesshëm”, nënvizoi lideri i Partisë së Lëvizjes En-Nahda, Sheiku Rashid Ganushi.

Atentati ndaj Muhamed el-Brahimi, liderit të koalicionit të Frontit Popullor në opozitë në Tunizi shkaktoi rritjen e tensionit në vend.

Opozitarët e derdhur në rrugë pas atentatit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Mes opozitarëve që herë pas here tentuan të hyjnë në disa godina të qeverisë dhe policisë pati tensionime.

Manifestuesit përgjegjës për atentat mbajnë Partinë En-Nahda që ndodhet në pushtet.

Ndërsa Kryeministri i Tunizisë, Ali Arajd, dorëheqjen e të cilit e kërkojnë opozitarët, atentatin e cilësoi si një akt flagrant dhe shtoi se “Atentati nuk është bërë vetëm ndaj Brahimit, por edhe ndaj revolucionit të Tunizisë”.

Atentati është organizuar me qëllim të krijimit të një atmosfere të kaosit në Tunizi sikurse në Egjipt dhe të shtyrjes së vendit drejt një lufte civile.

Lideri i Partisë së Frontit Popullor që është një parti nacionaliste, 58-vjeçari Brahimi, ishte edhe anëtarë i Asamblesë Kushtetuese Kombëtare.

Pas atentatit sindikatat më të mëdha të vendit bënë thirrje për grevë të përgjithshme.

Linjat Ajrore t Tunizisë iu përgjigjën thirrjes dhe anuluan të gjitha fluturimet e sotme.

Në muajin shkurt ishte vrarë edhe lideri laik, Shykry Belajid dhe pas protestave të organizuara kryeministri i asaj kohe Hamadi Xhebali u detyrua të japë dorëheqje./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›