Ruçi: Parlamenti kërkon të zvarrisë shqyrtimin e nismave të PS-së

Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi pas daljes nga takimi me kryetaren e Kuvendit Topalli theksoi se parlamenti kërkon të zvarrisë me procedura parlamentare dy nismat e PS-së. Në një prononcim për mediat Ruçi theksoi se në thelb të diskutimit me kryeparlamentaren Topalli ishte që nismat e PS-së të diskutohen më parë në komisionin e ligjeve dhe jo në datën 16 mars ashtu siç është planifikuar.
"Kërkova që nismat tona të diskutohen që në fillim të seancës dhe jemi në pritje të një përgjigje nga kuvendi" theksoi Ruçi.
"Kërkova që nismat tona të diskutohen që në fillim të seancës dhe jemi në pritje të një përgjigje nga kuvendi" theksoi Ruçi.