Dokufest vlerësohet ndër 25 festivalet më të mirë në botë
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest në Prizren është radhitur i 22-ti në listën e 25 festivaleve më të mira botërore në programet e të cilëve dominojnë filmat dokumentarë. Film bërësi dhe kritiku amerikan AJ Schnack, në bazë të komenteve të cilat i ka mbledhur nga kolegët dhe përfaqësuesit e industrisë së filmit nga mbarë bota, për herë të dytë e ka sajuar listën e 25 festivaleve më të mira të globit për vitin 2009. Në këtë mes janë radhitur edhe festivalet e mëdha të filmit si Festival i filmit në Selanik, Doku Lisboa i Portugalisë, Festivali ndërkombëtar i filmit në Edinburgh, Copehnhagen Dox, Trieca, Berlinale, IDFA, Festivali i Filmit në Toronto e të tjerë. Vendin e parë e zë festivali i filmit Sundance, themelues i të cilit është aktori, regjisor, producenti i famshëm Robert Redford. Në ëeb faqen "All these ëonderful things" janë botuar edhe disa komente të regjisorëve dhe film bërësve që e kanë vizituar Dokufestin të cilët kanë komentuar për organizatorët e festivalit, përshtypjet e fituara nga shikimi i filmave në kinematë e hapura, emitimi i filmave dhe atmosfera e ambientit historik të qytetit. "Sinqerisht, më duhet të them se kjo ishte përvoja ime më e mirë ndonjëherë në një festival. Pjesë e përvojës nga festivali është edhe shetitja nëpër vendet interesante të këtij qyteti jugor të Kosovës. Atje ka shumë rini. Duket se të gjithë punojnë vullnetarisht në këtë festival. Një pjesë e madhe e filmave projektohen nën qiell të hapur dhe më kujtohet kur e pata shikuar në kinema të hapur një film që kishte për temë luftën e fundit atje. Nëse shikoje sipër projeksionit të filmit mund t'i shihje ndërtesat e bombarduara. Është një nga festivalet relevante që të lë përshtypje të mrekullueshme" - është një nga komentet në kërë ëeb faqe. AJ Schnack është autor dhe kryeredaktor i ëeb faqes së dedikuar filmave dokumentarë "All these ëonderful things" (Gjithë këto gjëra të bukura), i cili është krijuar në vitin 2005, dhe për të cilin besohet se është ndër burimet më të lexuara online të filmit. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST, themeluar ne vitin 2002, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë që mbahet gjatë verës, në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit, në Kosovë. Festivali shfaq filma në katër kinema, dy të mbyllura dhe dy nën qiell të hapur duke tërhequr kështu një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota. Festivalin e përcjellin edhe një numër aktivitetesh si punëtoritë, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit dhe koncertet e ndryshme. Festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave, duke i dhënë qytetit një sharmë të veçantë.
Baleti "Delina" premierë në TKOB
“Delina” do të jetë baleti me 2 akte i cili do të vijojë sezonin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me muzikë të artistit të madh Çesk Zadeja dhe libret nga Agron Aliaj, kjo vepër do të vij në skenën e TOB-ës, premierë në fillim të marsit. Ndërsa dirigjimi i është besuar Bujar Llapaj. Këtë pjesë shqiptare do ta sjellin në skenë solistët Enada Hoxha, Gerd Vaso e trupa e baletit, ndërsa skenografia dhe kostumet janë përgatitur nga Taulant Pustina. Ky balet rikthehet në skenën shqiptare pas 46 vjetësh. Për herë të parë është shfaqur në skenën e TKOB në vitin 1964 me koreografi të Panajot Kanaçit. Libreti është shkruar po nga Kanaçi, bashkë me Çesk Zadejën. Solistët e parë të këtij baleti kanë qenë Agron Aliaj në rolin e “Arbanit” dhe Zoica Haxho në rolin e “Delinës”. “Delina” konsiderohet si një nga baletet më të njohur të repertorit shqiptar.
Konfirmohet një vepër e Van Gogh
Një pikturë në vaj e mjeshtrit Vincent Van Gogh, e cila daton që nga 1886, ka marrë dëshminë e autencitetit si punë e tij, njoftoi këtë mesjavë një nga kuratorët e Muzeut Zvolea në Hollandë. Piktura që është e realizuar me vaj në kanavacë dhe që titullohet “Mlin Blit” ka dimensione 38 me 55,2 centimetra, dhe është treguar dhe për median vendase këtë javë. Këtë pikturë e bleu më 1975 në Roterdam, ish-drejtori i Muzeut, Bojman. “Analiza e pikturës së Van Gogh-ut filloi më 2007 dhe rezultatet e para janë marrë më 2009", ka bërë me dije drejtori aktual i muzeut Ralf Kening. Muzeu do të paraqesë punën e fundit bashkë me dy punë të tjera të Van Gogh në muze dhe vizitorët do të jenë në gjendje për t’i parë ato, që nga 4 Korriku.
26 Shkurt 2010