E Diel, 1 Nëntor 2026

BE anulon takimin me presidentin ukrainas

Pas dënimit të politikanes së opozitës, Julia Timoshenko në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka anuluar një takim me presidentin Viktor Janukoviç.

Vizita e Janukoviçit e planifikuar për të enjten në Bruksel do të bëhet vetëm, kur kushtet të jenë më të favorshme për të, tha një diplomat i BE-së.

Në fakt Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy donin të bisedonin me Janukoviçin për një zonë të zgjeruar të tregtisë së lirë në bazë të një marrëveshjeje asociimi me Ukrainën.

Të martën e kaluar një gjykatë në Kiev kishte dënuar ish-kryeministren Julia Timoshenko për shkak të shpërdorimit të detyrës me shtatë vjet burg. Vendimi u prit me kritika ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›