Dokumentar për Valon Berishën

Në këtë video shihen edhe hapat e parë të Valonit në futboll, të cilët i nisi me ekipin nga liga e tretë Egersund, kundër skuadrës Staal Jorpeland. Nga kjo skuadër, në vitin 2009, futbollisti kosovar iu bashkua Vikingut, ku luan me sukses.
Pas një viti, atij te klubi i njohur norvegjez iu bashkua edhe vëllai i vogël, Vetoni. Ky fakt thoshte shumë për vëllanë e madh, Valonin. Këtë vit, ai është bërë lojtar i rëndësishëm i Vikungut. Ai ka zhvilluar 26 nga 30 ndeshjet e kampionatit norvegjez, duke realizuar tre gola.
Berisha ka kaluar të gjitha kategoritë e përfaqësueses norvegjeze, ndërsa në të ardhmen pritet të debutojë edhe në Kombëtaren A të këtij vendi. Hapave të tij po shkon edhe vëllai i vogël, Vetoni, i cili po ashtu konsiderohet si talent i madh i futbollit norvegjez.