E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar per jeten e Murinjos


Zhoze Murinjo tashmë është një personazh aq i famshëm sa i është dedikuar edhe një film dokumentar. Vetëm 1 ditë më parë është shfaqur premiera e këtij filmi me titull “Zhoze Murinjo, trajneri më i mirë në botë”.

Gjithcka u realizua nga regjisori Nunjo Luz për Festivalin e kinemasë sportive “Sport Movies &TV” ku tregohen momentet më intensive të jetës sportive të trajnerit portugez nëpërmjet personaliteve të tillë si Maradona, Kristiano Ronaldo, Xaneti apo Materaci.

“Me Zhoze Murinjon jemi miq. Është krejtësisht ndryshe nga ai që duket në media. Është simpatik dhe i pëlqejnë shakatë. Në këtë dokumentar konfirmova që ai ka përdorur të njëjtën mënyrë pune te të gjitha skuadrat ku ka shkuar. Përpara cdo ndeshje ai bashkohet me skuadrën e tij dhe tregon pikat e dobëta të kundërshtarëve. Cilësia më e mirë e Murinjos është të qenit autoritar e në të njëjtën kohë mik, vëlla i madh apo edhe baba për futbollistët e tij. Mbi të gjitha ai di të prekë krenarinë e gjithësecilit”, tregon Nunjo Luz.

Në këtë film nuk mungojnë as deklaratat e Lampard apo Paulo Ferreira. Lampard theksoi se Murinjo e ndihmoi të shfaqte të gjithë potencialin e tij, ndërsa mbrojtësi portugez e tregon si një person të dhembshur. Milito flet për ndeshjen me Dinamon e Kievit e fituar në minutat e fundit.

“Në pushimin e ndeshjes na tha se ishin një skuadër që nuk do të fitonim asgjë. Kjo na bëri të reagojmë dhe të fitojmë”, tregon Milito.

Edhe Diego Armando Maradona ka pasur kontakte me Murinjon, me El Pibe D’Oro, firmosi një top futbolli për teknikun nga Setubali. Por ajo që nuk do të harrohet dhe që është përmendur në këtë film është edhe momenti i festës së Ligës së Kampioneve me Interin në Santiago Bernabeu si dhe përshëndetja e fundit me Marko Materazin, i cili shpërtheu edhe në lotë duke treguar edhe njëherë sa të lidhur ishin futbolllistët me këtë trajner.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Ronaldo: Neymar, një nga tre më të mirët në botë…
Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo theksoi se nëse Neymar do të ishte transferuar tek Real Madrid në merkaton e verës në vend të qëndrimit në Brazil me Santos, tashmë do të konsiderohej si një nga tre futbollistët më të mirë të botës. E rrallë, gol me kokë nga 58 metra
Në Japoni vendoset një rekord i ri për futbollin; shënohet goli me kokë nga distanca më e largët nga porta në të gjithë botën. Ndeshje vendimtare në Ligën e Kampioneve
Skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Kampioneve rikthehen në fushat e lojës. Sot do të luhen ndeshjet e grupeve E, F, G dhe H ku pritet të bëhen edhe konfigurimet e para për fazën e dytë të aktivitetit më të rëndësishëm europian. Ja kandidatët për "Topin e Artë"
FIFA ka publikuar listën me 23 futbollistë kandidate per fitimin e trofeut prestigjioz "Topi i Arte". Rudi Vata trajner i Vllaznisë
Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion.

Lajmet kryesore

Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Taksat, Rama si Obama
Referendumi, reagime të forta në Greqi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›