Ndeshje vendimtare ne Ligen e Kampioneve

Skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Kampioneve rikthehen në fushat e lojës. Sot do të luhen ndeshjet e grupeve E, F, G dhe H ku pritet të bëhen edhe konfigurimet e para për fazën e dytë të aktivitetit më të rëndësishëm europian.
Në Grupin E, të bie në sy sfida mes Valencias dhe Bajer Leverkusen. Skuadrës spanjolle do t’i duhet të fitojë me cdo kusht në Mestaja për të pasur shanse konkrete për kualifikim në 1/8 e finaleve të ligës së Kampioneve. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Çelsi ka një detyrë më të lehtë pasi do të ketë përballë Genk ndaj të cilit do të synojë suksesin e radhës.
Në grupin F, Arsenali do të presë Olimpikun e Marsejës për të konfirmuar vendin e parë. Skuadra londineze është në një formë të mirë, por Marseja do të kërkojë hakmarrjen për humbjen e pësuar 2 javë më parë në Velodrom. Borusia Dortmund do të luajë me Olimpiakos një ndeshje shumë të rëndësishme. Kampionët e Gjermanisë janë në vendin e fundit dhe do të kërkojnë që në sfidat e mbetura të grumbullojnë pikët e mjaftueshme për kualifikim.
Në Grupin G, situata është më e ekuilibruar. APOEL-i kryesues do të presë në fushën e tij Porton. Skuadra qipriote që është befasia e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve vjen në këtë sfidë si kryesuesja e këtij grupi me 5 pikë, ndersa Porto ka 4 pike. Në Rusi, Zeniti do të luajë ndeshjen me Shaktjor Donjetsk. Ndeshja e parë mes këtyre skuaddrave përfundoi në barazimin 2-2 dhe në këtë përballje gjithcka mund të ndodhë.
Në Grupin H, situata është e gjitha në favor të Barcelonës dhe Milanit që do të luajnë ndaj Viktoria Plzen dhe BATE Borisov. Dy skuadrat kryesuese të këtij grupi mund të sigurojnë që sot kualifikimin për të lënë si pikëpyetje të vetme cështjen e vendit të parë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Ronaldo: Neymar, një nga tre më të mirët në botë…
Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo theksoi se nëse Neymar do të ishte transferuar tek Real Madrid në merkaton e verës në vend të qëndrimit në Brazil me Santos, tashmë do të konsiderohej si një nga tre futbollistët më të mirë të botës. E rrallë, gol me kokë nga 58 metra
Në Japoni vendoset një rekord i ri për futbollin; shënohet goli me kokë nga distanca më e largët nga porta në të gjithë botën. Dokumentar për jetën e Murinjos
Zhoze Murinjo tashmë është një personazh aq i famshëm sa i është dedikuar edhe një film dokumentar. Vetëm 1 ditë më parë është shfaqur premiera e këtij filmi me titull “Zhoze Murinjo, trajneri më i mirë në botë”. Ja kandidatët për "Topin e Artë"
FIFA ka publikuar listën me 23 futbollistë kandidate per fitimin e trofeut prestigjioz "Topi i Arte". Rudi Vata trajner i Vllaznisë
Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion.
Lajmet kryesore
Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Taksat, Rama si Obama
Referendumi, reagime të forta në Greqi