Makina që tërhoqi vëmendjen
Will.i.am tërhoqi disa shikime dyshuese kur po largohej të Hënën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles, në makinën e tij të kaltër metalike, të punuar sipas porosisë, me vlerë 900,000 dollarë.
Reperi 38-vjeçar dhe bashkë-themeluesi i Black Eyed Peas ,kishte prezantuar makinën me dizajn futuristik në muajin Shkurt, me një xhiro në Hollywood.
Makina e veçantë që tërheq vëmendje është dizajnuar pjesë për pjesë nga “West Coast Customs”, të njohur për punën e tyre në shfaqjen televizive “Pimp My ride”.