Dokumentari Martiret

Regjisori, Saimir Kumbaro në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë ka realizuar filmin dokumentar "Martirët", një prodhim i qendrës kombëtare të kinematografisë në bashkëpunim me televizionin kombëtar Klan. Ky film ka në qendër gjyqet e diktaturës, 1945-1947. Skenari i dokumentarit është realizuar nga Uran Butka, për këtë subjekt janë përdorur materiale nga arkiva e Ministrisë së Brendshme, kryesisht fotografi.
Sipas regjisorit Kumbaro, kjo pjesë e historisë dhe filmat në lidhje me të kanë qenë tabu, ndaj është një pjesë që tashmë duhet thënë.
“Dokumentarin e kam parë në një këndvështrim tjetër dhe mendoj se njerëzit nuk do të mërziten.
Kam dashur të bëj një film që të mbetet tek publiku dhe mesazhi filozofik i filmit është denoncimi i dhunës, pavarësisht se kush e përdor atë", vlerësoi Kumbaro.
Dokumentet e përdorur për filmin na jep panoramën e rreth 18 lloje torturash, fizike dhe psikofizike, si futja e hekurit të skuqur në kockë, mbajtja varur, lënie me ditë pa bukë, mbajtja në qeli me ujë në mes të acarit. Gjyqet në atë kohë bëheshin në ish- kinemanë "17 Nëntori", që atëherë quhej “Nacional" dhe qëllimisht ktheheshin në spektakle ku spektatorët me porosi duartrokisnin, turma jashtë emocionohej dhe binte viktimë e histerisë kolektive, duke kërkuar varje për personat që gjykoheshin.