E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster plagos kunatin me pas vret veten

Një person është plagosur dhe një tjetër është vetëvrarë si pasojë e një konflikti midis dy kunetërve, të cilët kanë debatuar për divorcin e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Sofratik të Gjirokastrës dhe sipas policisë autori i plagosjes dhe i vetëvrari është 55 vjeçari Agim Dida, kurse i plagosuri po me armë zjarri është Alket Salaj kunati i viktimës. Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se krimi ka ardhur pas një konflikti të Didës me Salajn për shkak se Dida ishte divorcuar me motrën e Salajt. Ky i fundit është munduar t’i shmanget konfliktit dhe është larguar nga sherri brenda në lokal, por Dida i ka bërë pritë jashtë lokalit dhe e ka qëlluar. Kur në fshat janë parë forcat e policisë, autori ka tentuar të largohej, por nën presion psikologjik ai ka qëlluar veten me armë zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›