Asambleja Kombetare e PR-se kryetari Mediu kritik ndaj PD-PS

Partia Republikane sulmon Partinë Socialiste se përmes qendrimeve të saj bllokuese në raport me reformat, po cënon rëndë procesin e integrimit europian të vendit. Kryetari republikan, Fatmir Mediu, ka deklaruar gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare se opozita duhet të largohet nga interesat e vogla personale, e të shohë drejt interesave kombëtare. Kryerepublikani është shprehur kritik ndaj dy partive të mëdha, të cilat sipas tij, në reformën zgjedhore kanë për qëllim krijimin e monopolit politik. Sipas Mediut, faktori ndërkombëtar, nuk duhet të shohë vetëm arritjen e një kompromisi mes palëve, por të ushtroj presion për një zgjidhje të drejtë të reformës zgjedhore. Partia Republikane, vlerëson se reforma zgjedhore duhet të konsiderojë ndryshimin e formulës për shpërndarjen e mandateve, sanksionimin e konkurimit në zgjedhje me lista të hapura, ndërtimin e një administrate zgjedhore jopolitike, indetifikimin elektronik të zgjedhësve, si dhe numërmin elektronik të votës. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, republikanët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të Presidentit të Nderit të këtij forumi, Sabri Godo, i ndarë nga jeta pak javë më parë.