Dokumentari shqiptar në Hot Docs
Not a Carwash filmi dokumentar i Gentian Koçit merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ndërkombëtar Hot Docs që mbahet në Toronto 26 prill-6 maj. Filmi i Koçit që është zgjedhur në konkurrimin zyrtar, trajton ngjarjet e rrethimit të Akademisë Marubi në shkurt të vitit 2009. Në 49 minuta, regjisori i ri, që ka dalë nga Akademia Marubi, dëshmon sa pak largpamëse janë politikat e shtetit mbi kulturën dhe edukimin e të rinjve në Shqipëri.
Gentian Koçi tregon ditët dramatike që përjetuan studentët, profesorët dashamirësit dhe aktivistët e shoqërisë civile për të shpëtuar një shkollë filmi nga shkatërrimi dhe interesat politike të ditës. Koçi (1979) u diplomua në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi në 2009 për regjim filmi dhe televizion. Ai ka punuar operator në media të ndryshme shqiptare. Ka marrë pjesë në festivale të filmit të shkurtër kombëtare e ndërkombëtare me filmat Pasqyra (2007), Antena (2008), Për ters atçast (2009), Hakmarrja (2011) etj.. Not a carwash shfaqet në Hot Docs më 1 dhe 3 maj.