Kuvend, Kodheli: Nuk bëhen në një javë ato që sbëtë 20 vjet
Kuvendi i Shqipërisë ka marrë sot në shqyrtim projektligjin për disa shtesa në ligjin Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave.
Në fjalën e saj, deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se opozita është e gatshme ta votojë projektligjin por është e bindur se ai do të jetë një tjetër letër pa vlerë.
Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka çuar tek i zoti. Pronarë harrojeni që në javën e fundit të pushtetit do zgjidhin atë që se kanë bërë për 20 vjet. Me arnime kjo situatë vetëm përkeqësohet, nuk zgjidh asgjë. Kjo qeveri ka bërë cdo gjë me pronat e qytetarëve, por asnjëherë se ka çuar tek i zoti, tha Kodheli.
Ndërkohë në Kuvend ka shqyrtuar edhe projekligji për energjinë e rinovueshme ndërsa po shqyrtohet edhe projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ende s`ka datë për seancën e fundit
Ndërkohë më herët, Konferenca e kryetarëve nuk ka përcaktuar ditën se kur do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë.
Ndërkohë në bazë të Kodit Zgjedhore, kuvendi në fund të mandatit 4 vjecar shpërndahet jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve, pra jo më vonë se 23 maji dhe jo më herët se 45 ditë larg ditës së votimit.