E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti Shqiperia arme per Ruanden Zairene e Kongon

A jane shqiptare ato arme qe vrasin ne Siri sot ne Libi dje dhe ne shume vende te tjera ku thuhet dhe provohet se Shqiperia eksportoi arme Biznesi i armeve eshte multimiliarder dhe Shqiperia vetem ne 1996 sipas qendres norvegjeze per kontrollin e armeve te lehta Shqiperi ishte ne vendin e 46 nder 50 vende te botes si eksportuese e armeve te lehta. Christopher John Chivers gazetari amerikan i Nju Jork Times qe raportoi per Gerdecin ne 2008 dy dite me pare shkroi Duke ndjekur armet e Bashar al Asad dhe thote se pse te mos kemi dyshime se ato arme jane ai stoku qe kishte ish-Republika Popullore Socialiste e Shqiperise.
Duke ndjekur te dhenat e hedhura nga agjencia britanike Safer eorld qe te cojne deri ne 2005 dhe te dhenat e agjencise norvegjeze Nisat agjencia norvegjeze per transferimin e armeve te lehta Shqiperia edhe pse vend me eksport te vogel ne renditjen boterore ka zene vendin e vet sepse eksportoi drejtperdrejt ose permes vendeve te treta arme te lehta ne vendet ne konflikt duke thyer embargot e vena nga OKB.
Dhe sipas te dhenave te agjencive kete luks e ka patur ndermarrja shteterore MEICO qe se fundi ishte bashkepronare dhe bashkefajtore ne tragjedine e Gerdecit. Shitjet e te ciles zyrtarisht arriten kulmin ne vitet 90 kur president ishte Sali Berisha.
Me poshte eshte nje pjese e raportit te agjencise britanike Safereorld e cila eshte mbeshtetur te te dhenat e Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise.

MEICO DHE SISTEMI I KONTROLLIT TEuml TRANSFERTAVE

Vetem nje ndermarrje shqiptare lejohet aktualisht ne menyre te ligjshme te tregtoje armemunicione dhe pajisje ushtarake.Kompania shteterore ushtarake e importeksportit MEICO u krijua ne vitin 1991 dhe eshte e atashuar brenda Ministrie se Mbrojtjes. Eumlshte pergjejgese per marketingun dhe shitjet e armeve dhe pajisjeve ushtarake te teperta shqiptare dhe importimin e pajisjeve ushtarake dhe armeve te
zjarrit per te gjtiha institucionet shteterore shqitare. Detyra e saj kryesore eshte te pakesoje armet dhe municionet e teperta te forcave te armatosura shqiptare nepermjet trasnfertave nderkombetare duke rritur keshtu te ardhurat per modernizmin e
Ministrise se Mbrojtjes. Kur u krijua MEICO Ministria e Mbrojtjes mori leje nga qeveria per diten e shitjes shkaterrimit ose cmontimit dhe shitjes si skrap te stoqeve shteterore te armeve dhe municioneve te teperta.
Ne vitin 2003 u prezantua nje rregullore qe kerkonte qe te gjitha aplikimet per license per te importuar ose eksportuar pajisje ushtarake dhe arme per te perfshire nje certifikate te perdoruesit te fundit end-user ne gjuhen angleze detaje per kompanine dhe/ose shtetin e eksportit ose importit dhe nje kopje te kontrates. Certifikatat per verifikimin e dergeses perdoren tashme ne shume raste dhe megjithese nuk eshte ende
nje kerkese ligjoreeshte krijuar per tu bere e tille sipas ligjit te propozuar mbi kontrollet e eksportit. Keto licensa leshohen rast pas rasti dhe kane tendencen te jene te kufizuara per tregti me nje vend te specifikuar per nje periudhe te specifikuar kohe. Sipas drejtuesit te MEICO-s pamundesia per te siguruar nje certifikate te kenaqshme end-useri eshte
arsyeja me e shpeshte per mohimet e koheve te fundit te licensave. Ministria e Mbrojtjes kontrollon cdo aplikim me MPJ-ne e cila zakonisht informon Ministrine e Mbrojtjes brenda dhjete ditesh nese marresi po ben nje embargo ose transferta paraqet rrezik te larte diversioni ose kercenim ndaj sigurise kombetare ose nderkombetare. Megjithate ka shqetesime se Shqiperia nuk ka kapacitetet e kerkuara per te kontrolluar perputhshmerine me end-userat dhe certifikatat e verifikimit te dergeses per shkak te perfaqesimit te saj te kufizuar pertej detit.Keshtu autoritetet shqiptare kane kerkuar asistence nga perfaqesite diplomatike angleze ose amerikane ne vendet e
destinacionit. Sipas drejtuesit te MEICO-s jane bere kontrolle mbi ndermejtesit dhe kompanite e tjera te perfshira ne menyre te drejtperdrejte ne transferte. Nese eshte perfshire nje
ndermjetes ata do te duhet te paraqesin dokumentacioni qe tregon se ata jane regjistruar ne shtetin e tyre amtar si nje entitet tregtar dhe i licensuar per te vepruar si nje broker i pales se trete. Nese ka probleme me aplikimin atehere licensa e trasnfertes do te mohohet nga Ministria e Mbrojtjes. Drejtuesi i MEICO-s informoi ekipin studimor se ata tashme perpiqen te shmangin mareveshjet me brokerat dhe agjentet si
pale te treta duke preferuar te lidhin marreveshje sipas mundesise mbi nje baze shtet me shtet. Megjithate kompanite derguese siguruesit financieret dhe palet e tjera te
perfshira ne tregtine e armeve nuk kane nevoje te regjistrohen ose licensohen per te marre pjese ne transferta. Nuk ka kompani shqiptare te regjistruara te njohura si moderatore logjistike dhe te transportit te pajisjeve ushtarake. Aktualisht Shqiperia nuk ka nje sistem regjistrimi per brokerat. Megjithateme hyrjen
ne fuqi te ligjit te propozuar mbi kontrollet e eksportit kjo do te ndryshoje. Ligji i ri do te krijoje mundesine per firmat private shqiptare te regjistruara te operojne ne tregun
e armeve si importues eksportues ose broker dhe te lejoje transferimin e mallrave ne vend. Nga zhvillimet vezhguese pergjate kufirit ne Greqi drejtuesi i MEICO-s eshte
shprehur se ndersa ai e mirepret hyrjen e kompanive private qe operojne ne tregun e armeve nga Shqiperia ai eshte i preokupuar se brokerat paraqesin mundesi me te medha per praktika korruptive dhe ngarkesa te paligjshme. Ai do preferonte qe aktivitetet e brokerimit ne Shqiperi te ndaloheshin. Kjo padyshim lidhet me faktin se njihet qe kontrollet e zbatimit ne kete sfere mund te ishin shume te veshtira per autoritetet shqiptare. Sic deklaroi nje parlamentar ne Shqiperi gjendet legjislacioni i mire por ka pikepyetje nese Shqiperia ka kapacitetin e duhur per ta zbatuar ate.

TRANSFERTAT
Te dhenat mbi transaksionet e MEICO-s te cilat ekipi studimor ishte ne gjendje ti perpilonte jane larg nga ajo cka do perbenin nje vleresim gjitheperfshires te aktiviteteve te agjencise gjate viteve te fundit. Transaksioni i eksportit i listuar aty per periudhen 1992ndash2004 ka nje vlere te kombinuar prej 16312407.Nuk kemi asnje te dhene per periudhen 1996ndash1999. Nje i intervistuar nga MEICO sugjeroi se Gjermania dhe SHBA kane qene destinacionet kryesore per armet dhe municionet e teperta shqiptare me shume nga keto shitje te lidhura me armet trofe ose municionet per armet trofe. Per shembull midis vitit
2000 dhe gjysmes se pare te vitit 2005 rreth tridhjet milion fisheke per gjueti dhe arme trofeje u eksportuan ne SHBA. Sipas zyrtareve ne ambasaden amerikane MEICO tani kontakton me ambasaden para eksporteve ose importeve autorizuese qe perfshijne
kompanite amerikane ose qe kane SHBA si destinacion. Ne vitin 2004 200 arme trofe u eksportuan ne Gjermani. Ndersa te dhenat nga MEICO konfirmojne SHBA/Kanadane si marresin kryesor te mallrave gjate viteve te fundit ajo thekson gjithashtu marres te tjere per materiale shqiptare si Sudanin Turqine dhe Ajzerbaxhanin. Nga raportimet ne vitin 2002 Shqiperia dergoi arme dhe municione per te rifurnizuar ushtaraket afgane. Sipas nje raporti lajmesh transfertat ne Afganistan perfshine 10000 te cope municion 600 Kalashnikove dhe nje numer te pazbuluar automatikesh dhe mortajash. Ka tashme plane per tepricat ushtarake shqiptare qe te dergohen per te ndihmuar rifurnizimin e forcave te sigurise se Irakut me nje kontrate te rregulluar ne vitin 2004 per te derguar nje milion fisheke ne 2005 me disa miliona me shume qe do te dergohen ne vitet e mevonshme. Te dhena nga NISAT nuk e kundershtojne domosdoshmerisht te dhenat e MEICO-s ne lidhje me vleren e pergjithshme te eksporteve te armeve te vogla dhe armatimeve te
lehta ne ndonje vit te caktuar sic e demonstron grafiku i meposhtem. Edhe per vitin 2001 ku vlera e eksporteve e regjistruar nga NISAT i tejkalon shifrat e MEICO-s vetem 1194 nga 449931 te eksporteve njihen te kene perbere teresisht armet e vogla dhe armatimet e lehta. Mund te verehet nga te dhenat e NISAT-it se kater nga marresit e listuar Italia Islanda Rumania Austria nuk ishin perdorur si marres ne te dhenat e MEICO-s te perpiluara nga ekipi kerkimor per kete periudhe.Dukshem me te dhenat per disa vite
qe mungojne nga te dyja burimet dhe nje numer pyetjesh te ngritura rreth trasnfertave shqetesuese gjate viteve te fundit diskutuar me poshtembeten boshlleqe te konsiderueshme ne ate se cfare dihet rreth eksportit te armeve shqiptare qe prej renies
se komunizmit. Shqiperia nxjerr nje numer shume te vogel licensash importi dhe/ose eksporti ne vit. Per shembull ne vitin 2004 jane nxjerre tre licensa per eksport dhe njera eshte
refuzuar ndersa dy licensa per import jane pranuar. Refuzimi eshte bere pasi ne kompani bullgare qe deshironte te blente eksploziv TNT shqiptar nuk paraqiti te gjtha dokumentat e kerkuara dhe nuk mund te shpjegonte perse eksplozivet qe po bliheshin dhe kishin si destinacion Malin e Zi duhet te kalonin neper Bullgari. Ne vitin 2005 deri ne 20 prill vetem nje leje eshte dhene per eksportin e 4 milion rounds municioni ne
Irak. Eksportet e njohura gjate viteve te fundit perfshijne si me poshte Ne 2004 10 milion cope municion u eksportuan ne Irak Ne 2004 10 tone eksploziv TNT u eksportuan ne Bullgari ne shkembim te eksploziveve industriale Ne 2004 200 arme trofe u eksportuan ne Gjermani Ne 2003 10 milione cope municion u eksportuan ne SHBA.Per sa i perket importeve nje sasi e konsiderueshme armesh dhe municioni gjahu dhe sportive duken te kene qene importuar nga shtete te ndryshme nga te cilat partneret me te medhenj tregtare ne kete fushe nga periudha 1996ndash2002 duken te jene Kina Qipro GjermaniaGreqia ItaliaRusia dhe Turqia shih tabelen. Sipas drejtorit te policise ne aeroportin e Rinasit shumica e armeve te importuara ligjerisht qe hyjne ne Shqiperi nepermjet aeroportit te Rinasit jane pushke gjahu nga Turqia. Ai raportoi se 1683 pushke gjahu jane importuar ligjerisht ne Shqiperi ne vitin 2005 megjithese ai nuk ishte ne gjendje te jepte te dhena per vitet e meparshme.

TRANSFERTA PA PROBLEM
Midis 1992 dhe 1997 MEICO mbikqyri eksportet e shume destinacioneve qe ndodheshin ne vendet e listave te zeza ashtu sic para vitit 1997 kur ne fakt cdo eksport e merrte autorizimin ne kontekstin ku per kete ceshtje kerkohej vetem nje
firme dhe dokumentat e nevojshme ishin ne dispozicionnese cmimi ishte i arsyeshem ose citoj ate duke thene kete shprehje ose perifrazoj. Rasti me i turpshem i nje dergese nga Shqiperia me arme dhe municione ndaj nje shteti qe u zbulua ne kohen qe ky shtet ishte nen embargon e OKB-se ka te beje me ceshtjen e
kompanise nga Mbreteria e Bashkuar me emrin Mil-Tec Mil-Tec ishte inkorporuar ne Douglas ne Isle of Man i cili eshte nje territor ne vartesi te Kurores se Mbreterise se Bashkuar. 449 qe furnizoi pajisje ushtarake nga Shqiperia per forcat Qeveritare ne Ruanda shtet i cili ishte i dyshuar se ishte perfshire ne masakren e fiseve Tutsis ne 1994. Ne vitin 1996 Ministria e Mbrojtjes shqiptare leshoi nje deklarate ku theksonte Shqiperia nuk ka thyer asnjehere ndonje embargo te OKB-se. Ajo gjithmone ka respektuar dhe do te vazhdoje te respektoje te gjitha organizmat nderkombetare dhe vendimet e tyre. Shqiperia nuk eshte pefshire
asnjehere ne raste te kontrabandes apo te trafiqeve te paligjshme. Megjithate ka qene e rekomanduar qe te gjashte dergesat me arme e municione qe u eksportuan nga
Shqiperia ne Zaire me marreveshje ndermjetesimi nga ana e Mil-Tec ne 1994 te shkonin ne Ruanda. Ne kohen e ketyre dergesave Zaire nuk ishte nen embargon e OKB-se por kerkimet nga ana e organizmave te ndihmes humanitare nga OKB-ja dhe nga gazetaret e ndryshem nuk kane rezultuar qe ndonje firme tjeter pervec asaj me emrin Mil-Tec te kete kryer furnizime me arme nga Albania ne Ruanda ne vitin 1994. Niveli i njohjes nga ana e autoriteteve te larta Shqiptare mbi keto diversione per kete kohe eshte ende i paqarte. Situata ka ndryshuar ndjeshem qe prej asaj kohe nga disa te intervistuar eshte shprehur mendimi qe prezenca nderkombetare ne Ministrine e Mbrojtjes dhe angazhimi i sinqerte i Qeverise Shqiptare per te paraqitur nje imazh te mire nderkombetar ne fushen e kontrollit te transfertave te tilla rekomandon qe transferta te tilla ndaj vendeve perdorues te fundit end-users te papergjegjshem nuk ka gjasa qe te ndodhin me mbeshtetjen e Qeverise. Megjithate perben nje shqetesim te konsiderueshem fakti qe armet Shqiptare kane vazhduar te dergohen apo te trasferohen fshehurazi gjate koheve te fundit ne rajonin e Liqeneve te Medha te Afrikes.Ky shqetesim behet me i madh edhe per faktin qe interesi publik per kete ceshtje eshte i vogel dhe mbeshtetja dhe mbrojtja per gazetare e tipit investigues mungon gje qe rekomandon se permasat e transfertave te tilla ka pak te ngjare qe te jene eksploruar ne detaje apo te jete raportuar mbi gjendjen reale e tyre.
Ne korrik 2005 shtypi Britanik raportoi mbi diversione te pajisjeve ushtarake nga Shqiperia ne konfliktin e Republikes Demokratike te Kongos RDK nepermjet Ruandes te cilat kishin ndodhur ne vitin 2002 dhe ne 2003. Sipas Jon Seain dhe Brian Johnson-Thomas MEICO i shiti municione nje kompanie izraelite e cila e rregulloi transportimin e me shume se 250 tone arme dhe municione te dergohen duke perdorur African International Aireays AIA nga Tirana ne kryeqytetin e Ruandes Kigali. Sipas raportit shoqeria e fluturimeve AIA beri gjashte fluturime nga Tirana ne Kigali gjate fundit te vitit 2002 dhe fillimit te vitit 2003 me armet dhe municionet qe atehere iu dorezuan grupeve rebele qe luftonin ne Kongon Lindore. Pohohet se aeroplanet u ngarkuan ne kuader te masave te nje sigurie te larte ne nje zone ushtarake te Aeroportit te Tiranes. Perseri zyrtaret Shqiptare pergenjeshtruan qe ata kishin njohuri qe dergesat do te devijoheshin ne ndonje vend tjeter duke besuar se kishin te benin me nje kontrate te tipit qeveri me qeveri.Nje deklarate e ngjashme shfaqet edhe ne raportin e Amnesty International te botuar ne Korrik 2005 Sipas studimit me te fundit nga Prilli 2004 konflikti ne Republiken Demokratike te Kongos RDK ka shkaktuar jeten e afersisht kater million njerezve.hellip Ne kete kontekst Amnesty International eshte vecanerisht e shqetesuar per sa i perket dergesave ne shkalle te gjere te armeve ne kete rajon. Ruanda importoi miliona cope municione te armeve te vogla te granata hedhesve nga stoqet e teperta ne Shqiperi hellip Ne vijim te nenshkrimit te marreveshjes se paqes ne DRC ne gjysmen e dyte te vitit 2002 nje seri fluturimesh me arme u kryen nga Tirana Shqiperi per ne Kigali. Fluturimet kane vazhduar te pakten deri ne Qershor 2003. Qeveria e Ruandes ka pergenjeshtruar marrjen e furnizimeve me arme nga ana e ketyre fluturimeve por bazuar ne faktet e para nga Amnesty International dhe te raporteve nga zyrtare te qeverive ne Europe keto dergesa nder-kontinentale kane pasur ngarkese me deri ne 400 tone municione dhe kane perfshire kompani nga Shqiperia Izraeli RuandaAfrika e Jugut dhe Mbreteria e Bashkuar UK. Gjate vitit 2005 Shqiperia ka qene fokusi i akuzave per trasferimin e paligjshem apo te padeshirueshem te armeve. Nje gazetar investigues Shqiptar informoi gjithashtu ekipin e kerkimit mbi kete ceshtje per trasferta te fshehta te pajisjeve ushtarake per ne Ruande gjate vitit 2002 dhe 2004. I intervistuari ishte ne zoterim te dokumentave qe jepnin detajet e planeve te fluturimit per dy dergesat me ngarkesa lsquosekrete me destinacion Ruanden dhe pohoi se per kete dergese te fshehte kishin pasur ndihmesen e nje ish-zyrtari te MEICO-s qe punonte ne seksionin e ngarkesave ne Aeroportin e Rinasit. Investigimi i kesaj ceshtjeje u mbyll pasi gazetarit nuk iu sigurua asnje mbeshtetje apo mbrojtje nga punedhenesi i
tij.Ne nje tjeter investigim qe edhe ky nuk u cua deri ne fund gazetari pohoi se zyrtare te nivelit te larte ne Forcat Detare te Shqiperise kishin kryer nje marreveshje ne 2001 me nje ndermjetes armesh me kombesi Greke per shitjen e silurave detare shqiptare. Sipas te intervistuarit ndermjetesi Grek ishte nje ortak i njohur i ish-Kryeministrit Peruan Vladimiro Montesinos i cili doli para gjyqit ne vitin 2004 per rolin e tij qe shiste arme guerrilasve Kolombiane. Eshte interesante te evidentosh faktin qe i intervistuari deklaroi se kur keto deklarata ishin publikuar Ministria e Mbrojtjes nuk i pergenjeshtroi ato menjehere por njoftoi qe do te kryhej nje investigim i brendshem
per kete ceshtje. Nga ana tjeter asnje rezultat i investigimit te ketyre deklaratave nuk eshte njoftuar ndonjehere. Ka pasur gjithashtu deklarata te gazetave te bera ndaj zyrtareve te nivelit te larte ne Tirane dhe ne Forcat e Armatosura te Shqiperise ne lidhje me marreveshje te fshehta te shitjes se armeve. Per shembull ka pasur akuza qe autoritetet shqiptare kane lejuar eksporte te pajisjeve ushtarake per Libanin. Ish-Ministria e Rendit Publik ka qene gjithashtu nje target i deklarimeve per trafik te armeve. Sipas nje raporti Zyrtare te larte te Qeverise dhe/ ose te Ministrise se Rendit Publik kane perdorur Repartin Nr. 100 nje repart i vartesise se kesaj Ministrie i vendosur pak larg Tiranes per te trafikuar me nje vlere disa milione dollaresh amerikane pistoleta automatike Kallashnikov pushke snajpere me precision te larte dhe pajisje te tjera jashte Shqiperise nga fundi i viteve 90. Ne vitin 1999 rojet e kufirit ne piken e kalimit te kufirit te njohur me emrin Han i Hotit zbuluan pistoleta qe po trafikoheshin jashte Shqiperise numri i serial i te cilave deklarohej se i perkisnin Repartit Nr. 100.Komandanti i ketij reparti spjegoi se keto pistoleta ishin lsquograbitur gjate ngjarjeve te vitit 1997 nje spjegim qe kenaqi investiguesit shqiptare.Megjithate nje investigim i kryer nga nje ekip Amerikan konkludoi se ne depot dhe magazinat Repartit Ushtarak ka nje mungese AVL-sh qe vleresohet me rreth nente milione
dollare Amerikane.Ne korrik 2001 eshte raportua se 14 kolonele dhe majore te Repartit 100 u thirren nga zyra e prokurorit ushtarak per tu pergjigjur akuzave per trafik armesh. Duhet te behet e qarte se akuzat e mesiperme nuk jane shoqeruar gjithmone me konfirmime te tyre me fakte thelbesore. Pergenjeshtrimet e ketyre deklaratave nga ana e Qeverise Shqiptare jane nga ana e tyre te karakterizuara nga deklarime te pergjithshme dhe nga mungese te informacionit faktik.

TRANSPARENCA DHE RAPORTIMI
Pervec raportit te detajuar dhe konfidencial te veprimtarive te saj qe ndermarrja MEICO duhet ti dergoje Presidentit Kryeministrit Zyres se Kontrollit te Shtetit dhe Ministrit te Mbrojtjes ne date 15 te cdo muaji MEICO duhet te dergoje gjithashtu nje raport te detajuar mbi dergesat e importeve dhe eksporteve cdo tre muaj per Presidentin Kryeministrin Sherbimet Informative Ministrise se Puneve te Jashtme Ministrise se Mbrojtjes si dhe Zyres se Kontrollit te Shtetit. Megjithese Komisionit te Sigurise se Parlamentit nuk i dergohet nje kopje e ketij raporti tremuajorKomisioni i meparshem te Mbrojtjes- jo me ekzistues merrte raporte dy here ne vit nga MEICO mbi trasferimet qe ishin kryer gjkate gjashte muajve te fundit. Sidoqofte nje numer personash komentues kane vleresuar qe Komisionet Parlamentare te Shqiperise nuk jane vene ne dijeni te plote per te shqyrtuar Politiken e Qeverise.465 Sipas David Greeneood ata duhet te veprojne pak me shume se lsquopulla gome per politiken e Qeverise. Po ashtu shume komentues Shqiptare kane deklaruar se ka pak interes nga shoqeria civile per ceshtjet e mbrojtjes ne pergjithesi. Nje gazetar investigues na ka informuar se nuk ja vlen te eksplorosh rastet e dyshuara te diversionit apo te dergesave te fshehta nga Qeveria Shqiptare sepse nuk ka ndonje interes publik te ndjeshem si dhe ka nje mungese te mbeshtetjes publike nga media per qartesimin e lajmeve te tilla. Shqiperia nuk prodhon nje raport vjetor mbi transfertat e armeve dhe asnje nga te intervistuarit nuk foli per plane per fillimin e prodhimit te nje dokumenti te tille. SidoqofteDrejtori i MEICO-s deklaroi se MEICO eshte e afte dhe do te deshironte te prodhonte nje raport te tille bazuar ne formatin e raportit vjetor te Mbreterise se Bashkuar mbi transfertat e armeve ndash nese kjo gje do ti kerkohej. Per momentin nuk ka kerkesa ligjore ne ligjin Shqiptar per trasfertat e armeve qe ato te publikohen me synim per te terhequr vemendjen e publikut. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise ka leshuar nje Urdher per MEICO-n per te perpiluar dhe publikuar nje raport mbi te gjitha transfertat e armeve te Shqiperise qe jane bere ne vitet nga 1992 deri ne 2004. Raporti permban kontratat e plota tregetare per importet dhe eksportet gjate kesaj periudhe dhe iu dergua ne vitin 2004 Presidentit Zyres se Prokurorit te Pergjithshem te Shtetit Sherbimit Informativ te Shtetit disa ministrive nje numri deputetesh te Kuvendit dhe disa ambasadave ne Tirane. Ky publikim nuk kishte synim per tju shperndare publikut te gjere dhe si i tille nuk duhet te konsiderohet si nje dokument i rendesishem per permiresimin e mbikqyrjes publike mbi transfertat mbi Armet e
Vogla dhe te Lehta. Sidoqoftemegjithe shperndarjen e kufizuar te tij nje nga shqetesimet kryesore per Drejtorin e MEICO-s eshte se ky dokument ka shkelur klauzolat e konfidencialitetit te nje numri te kontratave te bera. Megjithate publikimi i tij dhe shperndarja e kufizuar demonstrojne qe autoritetet shqiptare e kane kane kapacitetin qe te prodhojne nje raport i cili detajon tippet dhe sasite e eksporteve te armeve dhe destinacionet e tyre.

KAPACITETI PER KONTROLLIN
MINISTRIA SHQIPTARE E MBROJTJES ka nje sere pergjegjesish ne lidhje me kontrollet e armeve te vogla dhe te lehta.Ky seksion fokusohet ne kater fusha ne te cilat Ministria e Mbrojtjes konsiderohet te luaje rol kryesor
Qe prej vitit 1962 Shqiperia ka prodhuar municione eksplozive dhe arme te vogla e te lehta te ndryshme pshAK-47 kineze te modifikuara ne uzinat e prodhimit ushtarak te Gramshit Mjekesit dhe Policanit. Uzina e Gramshit filloi te prodhoje nje model kinez te pushkes se tipit lsquoSmirnov te kalibrit 7.62 mm me licence ne vitin 1966 dhe modele AK-47 ne 1974.Mjekesi perbehet nga gjashte uzina me venndodhje ne qytetin e Elbasanit te cilat prodhojne eksplozive me licence nga Bofors qe prej vitit 1982.
Policani i specializuar ne prodhimin e municioneve prodhon municione te kalibrit 7.62 x 39 mmshtimje mortaje 82 mmgranada dhe mina antipersonel dhe midis viteve 1970ndash2 filluan te prezantohen minat antitank dhe shtimjet 180 mm. Ne periudhen midis viteve 1977ndash1985 nga Zvicra dhe Austria erdhen makineri te reja qe mundesonin prodhimin e municionit te kalibrit 12.7 x 99 mm dhe 14.5 x 51 mm dhe shtimjeve te mortajave 60 mm107 mm dhe 120 mm.Per me teper Policani ishte pajisur per te prodhuar municion 19 mm per pistoletat e tipit Makarov dhe Parabellum. Eumlshte debatuar se uzinat shqiptare te prodhimit ushtarak kishin kapacitet te konsiderueshem prodhues te armeve te vogla dhe te lehta. Per shembull zyrtare te Mnistrise se Mbrojtjes deklaruan se Gramshi kishte kapacitet per te prodhuar 26000 pushke automatike ne vit duke perdorur kater ose pese modele te ndryshme. Megjithate nga mesi i viteve 90 shume nga pajisjet e prodhimit u prishen ishin grabitur ose kishin dale jashte perdorimit per sa i perket prodhimit te armeve te vogla
dhe te lehta qe te mund te konkurronin ne tregun345 nderkombetar te armeve. Per shembull sipas nje artikulli gazete te marsit te vitit 2005 uzina e prodhimit ushtarak ne Polican qe kish te ngjare te punesonte 4000 njerez per prodhimin e municionit dhe armeve te vogla dhe te lehta gjate kulmit te saj ne fund te viteve 60 dhe ne fillim te viteve 70 u braktis ne mase ne vitin 1999.346 Sipas drejtorit te uzines ne vitin 1990 u punesuan 3200 punetore por ne 1994 u punesuan vetem me shume se gjysma e ketij numri 1700.347 Nga viti 2004 ky numer kishte rene ne 900 dhe sot sipas raporteve ka vetem 264 punonjes duke perfshire sektorin e menaxhimit.Ata qe ishin ne gjendje te dilnin ne pension te parakohshem tashme gezojne nje pension mujor prej 10000 lekesh rreth euro80. Sipas raporteve 140 njerez te angazhuar ne kryerjen e punimeve xhenio dhe projekteve te cmilitarizimit mbi pajisjet ushtarake te teperta ndash kryesisht shtimje 85 mm dhe 100 mm. Me teper se prodhimin e AVL dhe municionit per shitje ne tregun nderkombetar te armeve keto uzina ndihmojne ne ngritjen e fondeve per te forcuar buxhetin per modernizimin e Ministrise se Mbrojtjes duke transformuar AVL
dhe municionet ne produkte per shitje ne tregun nderkombetar te hekurishteve te skrapit. Duhet verejtur se uzina e Mjekesit ben prodhimin ne shkalle te vogel te eksploziveve komerciale. Sipas nje raporti te dorezuar UNDDA Departamentit te Kombeve te Bashkuara per Ceshtjet e Cmilitarizimit in 2004 Shqiperia nuk ka nje ligj per prodhimin e AVL sepse nuk ka nje politike aktuale per prodhimin e AVL arme te vogla luftarake ne Shqiperi ose fabrikim te tyre. Raporti deklaron se AVL nuk jane fabrikuar ne uzinat ushtarake shqiptare qe prej vitit 1990 dhe kreu aktual i kompanise ushtarake te import- eksportit MEICO informoi se Shqiperia nuk ka prodhuar municion gjate ketyre pese viteve te fundit. Ai deklaroi se ka patur kerkesa nga kompani amerikane qe municione dhe arme trofe e ndoshta dhe pushke te prodhohen ne Gramsh. Keto kerkesa perfshinin oferta per intalimin e pajisjeve dhe sigurimin e lendes se pare per te rifilluar prodhimin.
Megjithate ai dyshoi nese ka personel te trajnuar te afte per te permbushur keto udhra dhe nese ato do te jene fitimprurese. Sipas tij do nevojitej investim kapitali te konsiderueshem per keto uzina qe te konkurronin ne tregun nderkombetar. Ai beson gjithashtu se nuk ka fare te ngjare qe do kete nje uzine ushtarake shteterore ne shkalle te gjere ne Shqiperi ne nje te ardhme te afert. Megjithate qe prej vitit 1990 ne uzinat e prodhimit ushtarak eshte bere prodhimi dhe riparimi i armeve te vogla dhe te lehta dhe municioneve. Bazat e te dhenave ne faqen e Internetit te NISAT tregojne se Shqiperia prodhonte pushke dhe karabina ne Gramsh ne vitin 2001 dhe nje numer te intervistuarish deklaruan se kishte raste te kufizuara dhe te rralla te prodhimit te municioneve ne uzinen e Policanit per eksport ne Turqi dhe SHBA. Per shembull drejtori i Uzines Ushtarake te Policanit Memli Kasapi informoi ekipin studimor qe ata vazhdojne te prodhojne pajisje 7.62 mm per perdorim ushtarak shtimje 9 mm per Ministrine e Brendshme dhe shtimje 85 mm per perdorim ceremonial.
Duket se Turqia po tregon interes te vecante per shikimin e mundesive ne lidhje me prodhimin e municionit me license ne Shqiperi. Per shembull gjate 40 vjetorit te perkujtimit te nderteses ne mars 2005 Ministri i atehershem i Mbrojtjes Pandeli Majko deklaroi se qeverite shqiptare dhe turke po punojne drejt hapjes se nje linje te re prodhimi ne uzine per prodhimin ne Polican. Gjithashtu te pranishem ne ceremoni ishin atasheu ushtarak i Turqise Kolonel Ali Ozgun dhe Shefi i Shtabit te
Pergjithshem Gjeneral Pellumb Qazimi.Ne intervistat e kryera ne korrik te vitit 2005 u konfirmua se makineria e re e sjelle ne Polican ngaTurqia si linja e vetme e prodhimit po funksiononte ne nje tunel te nendheshem ne Polican. Nuk ishte e qarte nese Policani do te operoje me licensemegjithese kjo duket te jete e mundur pasi zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes kane konfirmuar se municioni do te prodhohet eksluzivisht per ushtaraket turq. Nese ndodh keshtu atehere do te ishte e pershtatshme per qeverine shqiptare te konsideronte punen mbi hartimin e legjislacionit te pershtatshem per prodhimin ushtarak ne Shqiperi si dhe per transferten e armeve dhe materialeve te ngjashme te prodhuara sipas marreveshjeve te prodhimit te licensuar duke i kushtuar vemendje te vecante shmangies se zonave gri ne lidhje me prodhimin e materialeve ushtarake me license ne Shqiperi.
MENAXHIMI I REZEVAVE
Ministria e Mbrojtjes eshte pergjegjese per menaxhimin e rezervave te armeve te vogla dhe te lehta dhe te municioneve.Ajo vendos per vendndodhjet e rezervave bazuar ne misionin dhe operacionet e detyres dhe distancen e depos se rezervave nga zonat e banuara dhe rrjeti kombetar i rrugeve.Drejtoria e Projektimeve te Mbrojtjes parashikohet te projektoje mjediset e magazinimit duke marre parasysh sigurine e publikut dhe ceshtje te sigurise.Rregullorja mbi armatimet dhe municionet e Ministrise se Mbrojtjes percakton qarte masat e sigurise se depove udhezime mbi mbajtjen e te dhenave detaje te pergjegjesive per inspektimet dhe procedurat qe merren me vjedhjet si dhe tentativat per vjedhe. Kjo eshte te pakten ajo cfare duhet te ndodhe ne lidhje me menaxhimin e armeve te vogla armatimeve te lehta dhe municioneve te teperta te Shqiperise.
Ministria e Mbrojtjes ka marre forma te ndryshme asistence ne kete fushe pasi ka kerkuar te arrije anetaresine ne NATO. Per shembull ne vitin 1999 firma EOD Solutions me vendndodhje ne Mbreterine e Bashkuar hartoi nje raport me synim permiresimin e procedurave te menaxhimit te magazinimit te rezervave. Kjo u arrit per te siguruar qe Ministria e Mbrojtjes te permbushte normat e NATO-s. Raporti dha rekomandime sesi udhezimet e NATO-s mbi magazinimin e municionit te mund te pershtateshin me sistemin ekzistues shqiptar gjate tranzicionit per perafrimin e plote me NATO-n.Ndermarrja import-eksporti e Ministrise se Mbrojtjes MEICO ka asistuar gjithashtu ne kete proces me ane te hartimit te strategjise se municioneve ne
vitin 2004. Strategjia jep detaje te objektivave prioriteteve dhe fazave per magazinimin e rezervave dhe shkaterrimin e tyre.
Si pjese e angazhimeve te saj ne procesin e NATO-s per Partneritetin per Paqe Forcat e Armatosura Shqiptare kane filluar nje plan ristrukturimi qe do te reduktoje ushtaraket shqiptare ne nje fuqi te pergjithshme prej 35 000 vetash ne personel me vetem 6000 ushtare profesioniste deri ne vitin 2010. Ky proces do te kete dhe nje sere impaktesh mbi nivelet e rezervave dhe menaxhimit e sigurise se tyre. Me pak depo dhe personel aktiv do te nenkuptojne me shume materiale ushtarake te teperta dhe me pak personel per kryerjen e detyrave te ruajtjes. Kjo do te kete nje impakt mjaft negativ ne depot
tashme te mbingarkuara. Megjithese siguria kushtet e magazinimit dhe mbajtja e te dhenave konsiderohen te jene shume me te mira se ne vitin 1997 ende ka nje sere arsyesh per tu preokupuar.
Kushtet e magazinimit. Numri i depove te armeve dhe municioneve ne Shqiperi aktualisht po ulet me stoqe qe po centralizohen progresivisht per sa i perket vendndodhjes se tyre. Per shembull ne vitin 1998 Shqiperia kishte 167 depo qe permbanin 917 magazina per arme te vogla dhe armatime te lehtamunicion dhe eksplozive. Ne vitin 2005 Shqiperia kishte 57 depome 474 magazina 195 prej te cilave jane tunele te nendheshme. Numri perfundimtar i grupdepove pritet te jete pese ose gjashte.Ne vitin 2002 keto depo mbanin 151039 njesi te tepricave te armeve te vogla dhe te lehta.Mbyllja e shpejte e numrit te madh te depove kishte cuar ne mbingarkimin e madh ne depot qe kishin mbetur. Per shembull ne depon e municioneve ne Mirak pikerisht jashte Elbasanit gjashte magazina permbajne 3600 tone te llojeve te ndryshme te municionit i cili eshte dyfishi i niveleve te vitit 1990. Per me teper depoja ka gjithashtu gjashte tunele te nendheshme ku secili prej tyre permban 2000 tone municion. Anetaret e ekipit studimor hyne ne dy prej magazinave dhe nje prej tuneleve ku arkat e drunjta te municioneve ishin bere pirg nga dyshemeja deri ne tavan.Magazinat nuk kishin me hapesire per nje zyre te menaxherit te magazines megjithese ata me kohe shpresojne te arrijne nje faze ku vetem tunelet e nendheshme do te perdoren per magazinimin e municionit duke sigurar keshtu qe asnje municion te mos magazinohet siper tokes ne ate vendqendrim.Mungesa e paletes ose edhe e hapesires per kamionat te tipit vinc pirun brenda magazinave do te thote se te gjitha arkat qe ndodhen brenda magazinave siper tokes do te duhen te levizen me dore. Ekipi studimor u informua se eshte praktike e perhapur te mbushen plot blloqet e municionit deri ne vendosjen e arkave ne maje te pirgjeve. Ndersa arkat e drunjta qe perdoren nuk i permbushin standartet e NATO-s disa vezhgues shqiptare dhe nderkombetare jane te sigurt se rreziqet e shperthimit nga permbajtja jane te ulta. Ekipi studimor u informua se mostrat e stoqeve te Mirakut kontrollohen rregullisht per te identifikuar municionin qe ka nivele te ulta stabilizuese dhe qe duhet te konsiderohen nje prioritet per shkaterrim. Megjithate shume municione te vjetra qe nuk kane stabilizues jane transferuar gjate venditme reduktimin e depove. Ky fakt qe lidhej me municionin e pasistemuar qe ishte dorezuar nga civilet si dhe mbingarkimin e depove i kishte bere disa zyrtare te Minsitrise se Mbrojtjes Shqiptare te deklaronin se rreth gjysma e depove aktuale duhet te konsiderohen si me rrezik te larte per detonim. Per te ndihmuar kontrollin e ndonje shperthimi ne Mirak kollonat fqinje te municionit nuk permbajne dy tipe identike te tyre.
Megjithate ndertesat fqinje perbejne nje arsye per tu shqetesuar per sa i perket sigurise publike. Nje rruge kryesore dhe nje numer ndertesash banimi ndodhen me pak se disa qindra metra nga magazinat ne depot e municionit ne Mirak me depo te tjera sipas raportimeve edhe me afer zonave te banuara.Megjithese shume nga keto projekte ndertimi per banim jane kryer pa leje zyrtare autoritetet lokale jane sipas raporteve jo te gatshme te marrin masa nga frika se mos provokojne reagime negative. Megjithate nuk ndodh gjithmone keshtu ekipi studimor u informua se nje shkolle qe ndodhej shume afer depos se municionit ne Mirak ishte mbyllur per shkak te problemeve te mundshme te sigurise publike. Ne te njejten depo i gjithe municioni ishte vendosur ne kuti dhe nuk kishte asnje njesi armesh te vogla e armatimesh te lehta te ruajtura ne magazine. Nje numer te intervistuarish ishin te sigurt se shume depo qe ishin perdorur per magazinimin e njesive te armeve te vogla dhe armatimeve te lehta dhe municionit ishin siguruar ne mjedise me vete magazinimi.Megjithate ne u informuam se municioni i grumbulluar nga civilet arrin ne depo i perzier me materiale te tjera eksplozive shpesh ne te njejtat shishe ose canta plastike ne te cilat ishte dorezuar te grumbulluesit e armeve. Qendra Kombetare e Cmilitarizimit QKC ka punuar sipas nje kontrate per projekte me synim ripaketimin e 900 toneve te ketij municioni te pasistemuar per shkaterrim por nevojitet te kryhet me shume ripaketim. Nje ish zyrtar i NAMSA-s vleresoi se mes totalit te rreth 150000 toneve municioni ne stoqet e shtetit ka 2000 tone municione te pasistemuara per shkaterrim.
SIGURIA
Shume depo mbeshteten ne tela me gjemba drunj per dyer druri dritare me shufra dhe pak drite nga jashte si masa kryesore sigurimi kunder vjedhjes.Nuk ka qen te stervitur sisteme alarmi apo sisteme survejimi me video. Megjithate per shkak te reduktimit te vazhdueshem ne numrin e depove ndoshta eshte e kuptueshme se masat e sigurise se teknologjise se larte te kushtueshme nuk po perdoren ne depot qe jane projektuar te mbyllen ne nje te ardhme te afert. Depot zakonisht ruhen nga ushtare te keqpaguar te sherbimit te detyrueshem nga te cilet ka nje numer te pamjaftueshem dhe ne disa raste nga roja civile ose KRSF. Menaxheri i magazines eshte pergjegjes te kontrolloje nese magazinat jane mbyllur apo jo qe nuk ka shenja te hyrjes me force dhe se armet e vogla dhe te lehta dhe municionet nuk jane marre. Nje i intervistuar deklaroi se ai besonte se nuk mund te behej shume per te ndaluar nje shef magazine ose roje te rekrutuar nga tentativa per te asistuar ne vjedhjet nga depot ne menyre aktive ose pasive.Megjithese asnje i intervistuar nuk deklaroi ndonje besim ne nivelet sistemike te korrupsionit dhe pervetesimit te armeve te vogla dhe te lehta e municionit nga depot kjo nuk u hodh poshte si mundesi. Depot qe ndodhen ne zonat kufitare u identifikuan si vendi me i mundshem per kete lloj shperdorimi te detyres. Nje numer te intervistuarish deklaruan se nuk do te ishte e mundur qe ushtaraket do te zbulonin raste para medias te vjedhjeve faktike ose te dyshuara te armeve te vogla dhe te lehta dhe municioneve.Megjithate ekipi studimor u informua se ne vitin 2003 tre pistoleta ndash dy pistoleta sportive dhe nje pistolete TT e prodhuar ne Kine ishin raportuar si te vjedhura nga depot e Ministrise se Mbrojtjes. Pergjigja me e perhapur ndaj pyetjeve ne lidhje me rastet e njohura te personelit ushtarak te kapur duke u perpjekur te shese arme te vogla dhe te lehta te vjedhura ose te lehtesoje aksesin ne depo per te tjeret qe te vjedhin arme te vogla dhe te lehta ishte se konsiderohej me e lehte dhe me e lire thjesht te blije pjese te armeve te vogla ose armatimeve te lehta e municioneve qe ishin vjedhur ne vitin 1997. Ishte verejtur gjithashtu se si roja fizike e stoqeve cdokush ne zone dhe ne fabrika ose vendqendrime nuk ka te ngjare te rrezikoje ta fusi njeri tjetrin ne telash nepermjet perfshirjes ne aktet e vjedhjes.

MBJATJA E TE DHENAVE
Sipas raportit te Shqiperise 2004 per Programin e Veprimit te Kombeve te Bashkuara mbi Armet e Vogla dhe te Lehta te dhenat per mbajtjen perdorimin shpenzimet dhe asgjesimin mbahen per dhjete vjet ne nivel batalioni dhe ne menyre te papercaktuar ne nivele brigade divizioni dhe Shtabi te Pergjithshem. Cdo vit kryhen ushtrime verifikimi ne nivele batalioni cdo dy vjet ne nivel brigade dhe cdo kater vjet ne nivel kombetar nga eksperte te Ministrise se Mbrojtjes te cilet kryejne kontrolle fizike perkrah kontrolleve te librave te regjistrimit. Jane ngritur shqetesime tek ekipin studimor ne lidhje me saktesine e librave te regjistrimit te Ministrise se Mbrojtjes mbi armet e vogla dhe te lehta dhe mbajtjet e municioneve pasi numri i zyrtareve ne Tirane me detyre monitorimin e shkeljeve te Ministrise se Mbrojtjes konsiderohet te jete i vogel kur krahasohet me sasine e stoqeve qe ata jane te ngarkuar te monitorojne. Inspektimet dhe inventaret veshtiresohen nga komunikimet e dobeta midis depove qendrore dhe rajonale transportit te dobet daljet ne pension te
personelit te afte dhe te shenjave kineze dhe ruse ne arme qe shume nuk mund ti lexojne. Gjate ripaketimit te tij te municionit te pasistemuar sipas kontrates se NAMSAQKC Qendra Kombetare e Cmilitarizimit pa se pari se te dhenat e magazines nuk perputheshin me realitetin. Nga vleresimi i nje ish zyrtari te NAMSA-s inventaret jane rreth 90 per qind te sakta dhe keshtu krijojne mundesi per shperdorim nga ana e personelit ushtarak. Aktualisht Forcat Tokesore Forcat DetareKomanda e Mbeshtetjes Logjistike dhe Forcat Ajrore Shqiptare te gjitha perdorin te dhena ne leter sesa te dhena te kompjuterizuara per te raportuar te Shtabi i Pergjithshem mbi mbajtjet e armeve. Ky sistem eshte funksional por i ngadalte dhe duhet te perfitoje nga zhvillimi elektronik. Sipas zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes kerkohet nje sistem me nyje qendrore te pakten ne qendra per forcat tokesore detarembeshtetjen logjistike dhe forcat ajrore se bashku me nje pike qendrore ne Shtabin e Pergjithshem. Megjithate sipas te intervistuarve nga organizatat dhe kompanite nderkombetare Ministria e Mbrojtjes eshte siguruar me sistem paketash llogaritje te kompjuterizuara per mbajtjet
e armeve te vogla dhe te lehta e municioneve por ato nuk jane perdorur. Sugjerimi i nje zyrtari nderkombetar eshte qe baza e te dhenave qe operon brenda Ministrise se Brendshme te mund te pershtatej per perdorim brenda Ministrise se Mbrojtjes. Me mbeshtetjen e donatorit shpresohet qe ky sistem te mund te qarkullonte ne cdo depo me te dhenat e mbledhura per sasine tipet dhe shenjen e armeve te vogla dhe te lehta dhe pajisjeve ushtarake. Disa shqetesime shfaqen ne lidhje me AVL-te dhe municionet e depozituara ne magazinat ushtarake nga ekipet e grumbullimit te armeve. Nje vezhgues nderkombetar ka shprehur shqetesime se te dhenat mund te mos jene te sakta sepse ata punonjes policie te ngarkuar me mbledhjen dhe regjistrimin e armeve dhe municionit te mbledhur mund te mos jene ne gjendje te identifikojne saktesisht cfare eshte mbledhur. Ky skepticizem rrjedh nga fakti se as policia qe ka mbledhur armet dhe municionin as menaxheret e policise ose te magazinave ushtarake qe i kane marre ato nuk numerojne cdo te cope te vecante qe ata marrin. Per me teper sic u deklarua me sipermunicioni dhe granadat mund te arrijne te perziera se bashku ne shishe canta ose konteniere te tjere te cilet disa punonjes policie ose menaxhere magazine nuk jane te gatshem ti ndajne. Pjeset e mbledhura te AVL-ve kane te ngjare te veshtiresojne organizimin e disa magazinave si disa anetare te stafit te Ministrise se Mbrojtjes i zbrazin keto pjese ne magazine ose per shkak se punonjesit teknike nuk jane te pranishem ose te pashqetesuar me detyren e trajtimi te armeve te mbledhura. Keshtu cdo shifer depoje ne leter mund te jete e ndryshme ne kapjet e tyre te verteta. Kjo gjithashtu lidhet me faktin se ekspertet nderkombetare nuk e ndiejne se shume nga menaxheret e magazines kane patur trajnim te mjaftueshem per punen. Ka probleme te metejshme me shpejtesine e shkembimit te informacionit midis reparteve te largeta dhe depove dhe autoriteteve qendore te cilat mund te cenoheshin
nga saktesia e shifrave. Per shembull nje menaxher magazine ne nje depo ne Kukes mund te nxjerre 1000 te cope municioni per tu perdorur ne trajnim por kjo mund te mos gjendet ne nje regjister te Minstrise se Mbrojtjes ne qender derisa shume me vone per shkak te sfidave qe nje sistem te dhenash i bazuar ne leter dhe infrastruktura e dobet e transportit paraqesin per komunikimin efektiv dhe ne kohe midis njesive. Keto vonesa mund te krijojne mundesi per vjedhje ne shkalle te vogel dhe llogari te rreme.

DEPOT MODEL
Nje i intervistuar sugjeroi se nje depo model do te ngrihej si nje zgjidhje afatgjate per rezervat e teperta ushtarake te Shqiperise.Depoja model do te ishte teresisht ne perputhje me standartet e NATO-s duke krijuar praktiken me te mire ne fusha si ripaketimi i municionit kompjuterizimi i mbajtjes se te dhenave perdorimi i inventareve fizike ndricimi strehimi per rojat dyert e perforcuara dhe televizori me qark te mbyllur. Kjo do te kerkonte asistence nderkombetare dhe mbeshtetjen e Ministrise se Mbrojtjes si dhe fondet perkatese.Me planet per te pakesuar numrin e grupdepove ne Shqiperi ne pese ose gjashte ndertimi i te pakten nje depoje model ne planin afatshkurter e afatmesem duket te jete nje opsion i mire per permiresimin e sigurise se rezervave ne planin afatgjate.Megjithate qe nje iniciative fillestare e ketij lloji te kete sukses pervoja ne kontekstet e tjera tregon se duhet te kete gjithashtu nje strategji intensive per te siguruar praktikat me te mira qe te filtrojne edhe ne depo te tjera. Kjo do te kerkonte mbeshtetje politike dhe buxhetore nga qeveria kombetare si dhe nje plan te qarte zbatimi.

Neser do te lexoni Tregtia qe beri Shqiperia ne vitet 2007-2009 sipas te dhenave te Ministrise se Mbrojtjes. Akuzat per trafikim armesh permes vendeve te tjera kabllogramet shqetesues te ambasades amerikane ne Tirane dhe mohimet e perseritura nga qeveria e Tiranes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›