E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane tarifa e pastrimitbashke me faturat e ujit

TIRANE- Te gjithe konsumatoret qe kane marre tashme ne shtepite e tyre faturat e ujit te pijshem per muajin janar kane verejtur edhe nje ze shtese tarifen vjetore te pastrimit. Tashme ajo do te paguhet bashke me ujin e perpjesetuar ne 12 muaj. Tarifa e pastrimit varion sipas bashkive. Per Tiranen pershembull eshte 5 mije leke ne vit per familjet ndersa vijon ne varesi te aktivitetit per bizneset. E njejta gje ka ndodhur edhe bashkite e tjera. Keshillat bashkiake kane vendosur ne fund te vitit te shkuar qe tarifen vjetore te pastrimit ta vjelin bashke me ujin e pijshem.

Ne Elbasan tarifa e pastrimit 200 leke ne muaj u ka shkuar qytetareve bashke me faturen e ujit te pijshem kurse ne Lushnje familjet kane marre nga nje lajmerim nga bashkia se me vendim te Keshillit Bashkiak date 26.12.2011 taksa e pastrimit me vlere 150 leke ne muaj do te paguhet bashke me faturen e ujit te pijshem.

Vendimi per vjeljen e tarifes se pastrimit njekohesisht me faturat e ujit eshte miratuar edhe ne Keshillin Bashkiak te Tiranes gjate shqyrtimit te buxhetit te ketij viti per Bashkine e Tiranes. Cdo kryeqytetas ka marre tashme ne shtepine e tij faturen e ujit ku ne fund shenon Tarifa e Pastrimit 420 leke.

Direktiva u ka shkuar bashkive per te aplikuar nje metode te tille nga ekzekutivi. Vendimi duket se ka ardhur pas performances se keqe te pushtetit lokal ne mbledhjen e taksave dhe tarifave. Tani ajo do te paguhet muaj per muaj ndersa me pare vilej ne fillim te vitit. Krahas kesaj duket se arsyeja kryesore e nje vendimi te tille ka qene dalja nga qarkullimi e certifikatave.

Bashkite kane ndjekur nje praktike ndryshe deri me tani ku nuk lejonte leshimin e certifikatave per ata qe nuk paguanin taksen e pastrimit. Por dalja nga qarkullimi masiv e tyre duke u zevendesuar me kartat e identitetit e nxori jashte loje kete forme. Tashme pagesa e takses nuk do te jete me detyrim per te marre certifikate ne minibashki edhe pse perdorimi i tyre eshte teper i kufizuar.

E njejta praktike e vjeljes muaj per muaj ndiqet edhe me taksen e Televizionit Publik. Nga viti i kaluar kjo takse prej 1 200 leke ne vit vilet cdo muaj me nga 100 leke bashke me faturen e energjise elektrike. Taksa e Televizionit Publik u dyfishua ne fillim te vitit te shkuar duke kaluar nga 600 leke ne 1 200 leke ne vit. Taksa qe vilet nga qytetaret perben rreth 35 per qind te te ardhurave vjetore te Radiotelevizionit Publik.

CMIMI I UJIT U RRIT PEumlR 16 NDEumlRMARRJE
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kerkesa e shume ujesjellesve ne te gjithe vendin per rritjen e tarifave te ujit. Rritja tashme eshte konfirmuar ne disa bashki. Ne javet e fundit te vitit 2011 shkuan plot 16 kerkesa prane Entit Rregullator te Ujit nga ndermarrjet e ujesjellesit per rritje cmimi.

Ne Tirane pershembull cmimi pesoi nje rritje mesatare me 36 per qind. Te gjitha faturat e janarit qe kane shkuar tashme ne shtepite e konsumatoreve jane perllogaritur me nje cmim 45 leke/meter kub kundrejt 33 leke/meter kub qe ishte deri ne fund te vitit 2011. Entet buxhetore paguajne 120 leke/meter kub kundrejt 110 lekeve qe paguanin.
gazeta shekulli/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›