E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja Topalli 11 dite turizem neper bote

Te tjera rreth shkrimit FOTO-Vizitat jashte vendit Brace Eshte e papergjegjshme Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli numri dy i mazhorances aktuale pas Berishes edhe pse vendi eshte ne nje emergjence te plote eshte zhdukur prej 11 ditesh nga Shqiperia. Duket si nje tur turistik nese do te shohesh itenerarin e saj te ketyre diteve. Keshtu keto 11 dite Jozefina Topalli ka pasur per itinerar kete linje ajrore Tirane- Athine-Abu Dabi- Xhakarta-Stamboll-Tirane- Berlin-Tirane-Stamboll-Bejrut. Aktualisht ajo vazhdon qe te jete ne Bejrut dhe pritet te mberrije ne atdhe diten e sotme. Turi i kryetares se Kuvendit ka nisur qe me 1 shkurt me viziten kater ditore ne Indonezi per te vijuar me 8 shkurt me nje vizite tre ditore ne Gjermani dhe aktualisht me 12 shkurt me nje vizite katerditore me Liban. Per muajin shkurt Jozefina Topalli ka bere vetem nje vizite kater ditore ne Shqiperi.
Me poshte po japim te plota levizjet dhe takimet e kryetares se Kuvendit Topalli me keto dy jave nderkohe qe 2/3 e Shqiperise pikerisht ne tre javet e fundit jane zhytur ne bore dhe vuajne per buken e gojes ilace dhe ngrohje.

1-4 SHKURT VIZITE NE XHAKARTA-INDONEZI
Me ftese te Kryetarit te Parlamentit te Indonezise Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli beri nje vizite kater ditore ne Indonezi. Ajo u
prit nga Kryetari i Parlamentit Dr. Marzuki Alie me te cilin njihet prej vitesh. Kryetarja e Kuvendit Topalli shfrytezoi viziten e saj ne Indonezi per tu takuar me Kryetarin e Parlamentit te Arabise Saudite i cili pak kohe me pare beri nje vizite ne Shqiperi si dhe Kryetarin e Parlamentit te Emirateve te Bashkuara Arabe. Ajo zhvilloi nje takim me Kryetaren e Parlamentit te Pakistanit nje mike e kahershme e saj. Takime te vecanta Topalli beri dhe me Kryetarin e Asamblese se Turqise Xhemil Cicek i cili i tha zonjes Topalli se e pret ate si nje mike e Turqise. Po ashtu Kryetarja e Kuvendit pati nje takim me kryetarin e Parlamentit te Katarit i cili pranoi me kenaqesi ftesen per te ardhur ne Tirane jo vetem ne interes te shkembimeve parlamentare por edhe me synimin per te eksploruar mundesite per te pasur nje prezence me te madhe te biznesit dhe investitoreve te Fondit Financiar te Katarit ne Shqiperi. Te gjitha takimet jane zhvilluar ne kuader te takimit
te vendeve anetare te Konferences Islamike qe mbahej ne Xhakarta. Ku u kerkua bashkepunim mes vendeve anetare dhe njohja e shtetit te ri te Kosoves nga ana e qeverive te ketyre vendeve.

8-10 SHKURT 2012 VIZITE NE BERLIN
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi nje vizite tre ditore ne Gjermani ku u prit ne takim nga Kryetari I Bundestagut gjerman Norbert Lamert. I cili tha se Eshte inkurajuese qe Shqiperia ecen me rritje ekonomike te qendrueshme dhe ben perpjekje per te rritur prezencen e investitoreve te huaj. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi dhe nje takim me Kryetarin e Parlamentit te Landit te Berlinit Ralf Uieland. Topalli takoi dhe Ministren e shtetit te Gjermanise Cornelia Pieper. Per nje ore e gjysem Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli e ftuar ne Fondacionin Konrad Adenauer promovon Shqiperine dhe fton biznesin gjerman te rrise investimet e tij ne Shqiperi. Nderkohe eshte folur per bashkepunimin mes dy
vendeve.

12-15 SHKURT VIZITE NE BEJRUT
Ne viziten kater ditore ne Liban kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati nje takim me kryetarin e Kuvendit libanez Nabih Berri Presidentin Michel Sleiman dhe kryeministrin e Libanit Najib Mikati. Ishte hera e pare qe Kryetarja Jozefina Topalli takonte kryeministrin e ketij vendi. Shqiperia dhe Libani jane vende qe bejne pjese ne shume organizata nderkombetare mes
te cilave edhe ne Unionin mesdhetar. Te dyja jane vende mesdhetare te dyja jane vende te vogla te dyja jane vende qe kerkojne te rrisin bashkepunimin politik ekonomik kultoror dhe finnaciar me interes reciprok. Ne takimin me shoqatat e industrialisteve dhe investitoreve libaneze kryesuar nga Presidenti Nehme Frem si dhe me shoqatat e hoteleri-turizmit e mjeksise kryetarja e Kuvendit foli per domosdoshmerine e marredhenieve ekonomike me te ngushta me Libanin. Nderkohe Topalli ne takim me lideret e Libanit ka kerkuar dhe mbeshtetjen per Kosoven dhe njohjen e pavaresise se saj.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›