Dokumenti dorëzohet sot zyrtarisht në KE
14/04/2010 Kryeministri Berisha prezanton përgjigjet e pyetësorit para Qeverisë dhe mediave
Kreu i Qeverisë kërkon nga opozita të japë kontributin e saj në reformat integruese
Përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian, që iu dorëzuan Qeverisë shqiptare në mes të dhjetorit të kaluar, janë dërguar dje drejt Brukselit, kryeqendrës së Bashkimit Evropian. Vetë Kryeministri Sali Berisha do ta dorëzojë atë në mënyrë simbolike gjatë një ceremonie që do të organizohet paraditen e sotme në ambientet e KE-së. Shefi i ekzekutivit do t’i dorëzojë volumin me përgjigjet e Shqipërisë Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim, e më pas një konferencë për shtyp. Gjithashtu, kreu i Qeverisë shqiptare, në ditën e parë të vizitës në Bruksel, do të jetë relator në konferencën “Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën”, organizuar posaçërisht për Kryeministrin e Shqipërisë nga fondacioni “Robert Schuman”, në të cilën do të marrë pjesë edhe Joseph Daul, President i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane dhe mjaft përfaqësues të Parlamentit Evropian. Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy; me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso’ si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Takimet e Berishës me zyrtarët më të lartë të BE-së janë në funksion të proceseve integruese të vendit në BE. Dorëzimi i pyetësorit është vlerësuar si një ndër momentet kyçe. Dokumenti, i përbërë nga 3854 faqe, por i përgatitur edhe në formë elektronike, u jep përgjigje 2284 pyetjeve të paraqitura. Në të tregohet gjithçka është bërë nga Qeveria shqiptare në funksion të integrimit në BE. Shefi i ekzekutivit, gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, ka deklaruar se këto përgjigje përshkruajnë tërësinë e reformave, ligjeve dhe vendimeve të këtij vendi, mbi të cilat funksionon sistemi demokratik dhe ekonomia e tregut. Kryeministri ka theksuar se paraqitja e përgjigjeve të pyetësorit përbën një moment shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Shqipërisë, KE-së dhe BE-së. Ai ka shfrytëzuar momentin për t’i drejtuar një apel opozitës, në mënyrë që ajo të japë kontributin e saj në funksion të reformave të tjera të domosdoshme për integrim. Kreu i Qeverisë tha se Qeveria ka besim të madh që në institucionet evropiane do të merret një vlerësim objektiv dhe i merituar. Qeveria shqiptare është shprehur pothuajse e bindur se pas dorëzimit të pyetësorit, me siguri që do të ketë pyetje shtesë, të cilat do të lidhen vetëm me qartësimin që do të kenë zyrtarët e lartë të institucioneve të BE-së në lidhje me ndonjë çështje. Pikat kryesore të pyetësorit kanë të bëjnë me kriterin politik, zbatimin e ligjit dhe sundimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ekonominë dhe të drejtën e pronësisë.
Letra
Fratini-Kushner kërkojnë heqjen e vizave
Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Italisë, Franko Fratini dhe Bernard Kushner, u kanë kërkuar institucioneve më të larta të Bashkimit Evropian të vendosin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në një letër drejtuar BE-së, të botuar në gazetën franceze “Le Monde” dhe atë italiane “La Repubblica”, shefat e diplomacive shkruajnë se shpresojnë që brenda një afati të shkurtër Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mund të përfitojnë liberalizim vizash. “Sigurisht duhet të përmbushen kushtet teknike, por nuk duhet të lejojmë krijimin e idesë se myslimanët e Ballkanit do të diskriminohen dhe se nuk do të lejohen të përfitojnë nga masa nga të cilat përfitojnë serbët ose malazezët që prej fundit të vitit 2009”, theksojnë ata.