Superstrada me Hanin e Hotit, pengesë vetë firma
14/04/2010 Në konferencë krerët vendorë: Banorët nuk do e pengojnë ndërtimin, firma nuk ka filluar punimet
SHKODER- Vonesat në fillimin e punimeve për ndërtimin e superstradës nacionale Shkodër -Hani i Hotit kanë sjellë tashmë edhe reagimin e drejtuesve të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, si dhe drejtues të njësive vendore të rrethit Malësi e Madhe nga ku dhe do kalojë kjo rrugë.
“Ankesat”
Për të shprehur reagimin e tyre kanë dalë dje në një konferencë për shtyp kreu i Këshillit të Qarkut Gjovalin Kolombi, kreu i Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika, si dhe kreu i komunës së Kastratit, Gjovalin Vreshtaj. Në këtë konferencë të përbashkët shtypi është deklaruar se është kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë theksuar se vonesa në fillimin e punimeve të superstradës që lidh vendin tonë me Malin e Zi nuk po shkaktohet më nga problemet dhe pretendimet e banorëve për vlerat dhe kohën e shpronësimeve, por nga vetë firma italiane që ka fituar tenderin. Sipas drejtuesve të njësive vendore dhe kreut të qarku Shkodër, Kolombi, firma nuk ka qenë e përgatitur për të filluar punimet. “Ne kërkojmë rrugën, qytetarët kërkojnë rrugën. Qytetarët e Shkodrës, Malësisë së Madhe, por edhe të Shqipërisë e Malit të Zi kërkojnë rrugën dhe askush nuk mund të bëhet pengesë për ndërtimin e saj. Problemet e tjera do zgjidhen dalëngadalë, sepse rruga nuk zhduket. Rruga është në hartë dhe është e vijëzuar. Pretendimet për pronësinë mund të bëhen edhe më vonë. Ato zgjidhen. Rruga duhet dhe do bëhet. Nuk mundet askush si me ndërgjegje, si pa ndërgjegje, si me interes personal, si me interesa të tjera, të bëhet pengesë për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm nacional madhor, që ka të paktën 5 vite që përflitet”, theksoi në konferencën e djeshme për shtyp kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi. Nga ana e tyre kryetari i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Lika, si dhe kreu i komunës Kastrat Gjovalin Vneshtaj kanë theksuar se nuk e dinë akoma pse firma nuk ka filluar punimet dhe as nuk sjell mjetet. Sipas tyre, nuk ka asnjë pengesë as ligjore dhe as nga ana e banorëve për fillimin e punimeve. Kreu i Bashkisë Koplik, Lika, ka theksuar se disa herë i ka bërë thirrje firmës ndërtuese për të filluar punimet, madje dhe duke e garantuar atë se të paktën në 20 kilometërshin që kalon në Koplik nuk ka asnjë pengesë, por përsëri nuk kanë sjellë as mjetet. Po ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Kolombi dhe drejtuesit e njësive vendore Koplik e Kastrat, Lika e Vneshtaj kanë garantuar mospengesë në fillimin e punimeve, banorët e Koplikut të mbështetur dhe nga deputetët socialistë kanë dalë dje në rrugë duke protestuar për masën e kompensimit dhe vonesat për marrjen e tyre. Deputetët socialistë të Shkodrës janë shprehur se banorët e Koplikut do të mbështeten në protestat e tyre kundër qeverisë Berisha që po premton kompensime qesharake dhe madje dhe ato nuk po i realizon.