Zbatimi i ligjit antiduhan në nivelet zero
14/04/2010 Prej tre vjetësh ligji ka hyrë në fuqi, institucionet në konflikt për zbatimin e penalizimeve
Duhen edhe pak ditë nga trevjetori i hyrjes në fuqi të ligjit kundër produkteve të duhanit, ndërsa situata në vendin tonë vijon të jetë e njëjtë. Zbatimi i këtij ligji ka mbetur në nivelet zero, pasi në ambientet ku ndalohet pirja e duhanit, një masë e tillë nuk zbatohet. Ndonëse janë vendosur gjobat dhe penalizime të shumta për subjektet private dhe ato publike, sërish këto të fundit nuk kanë treguar asnjë lloj interesi në zbatimin e ligjit. Kjo situatë pranohet edhe nga vetë drejtuesit e dikastereve shëndetësore, të cilët kanë kërkuar që në radhë të parë të zgjidhen ngërçet ligjore, pasi ligji përkatës ka nevojë për amendime. Kjo, ngaqë ky kuadër ligjor ndan kompetencat ndërmjet institucioneve, të cilat shfaqin rezerva në zbatimin e tyre. Specialistë të Drejtorisë së Shëndetit Publik bëjnë të ditur se në tre muajt e fundit janë vendosur gjoba tri herë më shumë se vitin e kaluar për moszbatimin e ligjit antiduhan. Por vendosja e këtyre gjobave për subjektet private nuk është parë si një gur frenues, pasi këto të fundit lejojnë çdo ditë konsumimin e duhanit. Pavarësisht se në disa vende janë hequr tavllat nga tavolinat, tabelat informuese ku pohohet moskonsumimi i duhanit nuk gjenden asgjëkund. Në këtë mënyrë, drejtuesit e këtyre subjekteve shkelëse neglizhojnë sanksionet dhe i kthehen avazit të vjetër, duke treguar edhe një herë më shumë arrogancë kundrejt zbatimit të ligjit.
Megjithatë, specialistët pohojnë se ky ngërç në zbatimin e ligjit ka ardhur edhe për shkak të polemikave që lindin nga legjislacioni, duke qenë se nuk ka një ndarje të qartë të kompetencave ndërmjet institucioneve përgjegjëse. “Ne vazhdojmë të vendosim gjoba, të cilat duhet të vilen nga Bashkia e Tiranës, por në shumë raste këto gjoba nuk mblidhen. Përveç kësaj, ligji ka nevojë për ndryshime, gjë që Inspektorati Sanitar Shtetëror e ka kërkuar me kohë. Këto ndryshime pritet të diskutohen në mbledhjen e komisionit kuvendor të Shëndetësisë”, pohohet nga specialistët e Shëndetit Publik. Vëzhgimet e realizuara mbi këtë fenomen në vendin tonë tregojnë se gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm numri i konsumatorëve të produkteve të duhanit, veçanërisht në radhët e gjimnazistëve. Konkretisht, të dhënat e publikuara nga studimi kombëtar demografik mbi shëndetësinë, prill 2008-dhjetor 2010, tregojnë se Shqipëria gjendet në prag epidemie të duhanpirjes nga të gjitha shtresat dhe moshat. Në gjuhën e shifrave, studimi tregoi se rreth 43 për qind e meshkujve në qytet e fshat dhe 5 për qind e femrave pinë duhan. Kjo tregon se produktet e duhanit po konsumohen kudo dhe nga të gjithë, pa dallim shtrese, si në fshat dhe qytet, me status ekonomik dhe arsimor të lartë e të ulët.