E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti i hetimit per Roland Celmeta

Dokumenti i hetimit per shtetasin Roland Celmeta
Gjate hetimit paraprak eshte bere e mundur identifikimi i disa subjekteve qe jane demtuar nga kjo veprimtari kriminale ku jane kqyrur dhe sekuestruar ne cilesine e provave materiale mandat pagesat dhe pullat e kualidimit te njesive matese ne dy raste dhe po punohet per identifikimin edhe te subjekteve te tjere te demtuara nga ky fenomen. Keto veprime dyshohen se jane realizuar nga persona te pa autorizuar por sipas dyshimeve bazuar ne te dhena dhe informacione keta persona jane punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise te ciles i perkasin keto pulla. Sekuestrimi i mandat pagesave dhe i pullave ne fjale te perdorura nga personat e paautorizuar eshte bere ne objektet private Furre Buke Flamur Ahmeti si dhe marketi i shtetases Miranda Goci. Te dy keto aktivitete gjenden ne rrugen Sadik Petrela Tirane.

Po ashtu jane pyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes shtetasit Flamur Ahmeti dhe Miranda Koci. Ne deklarimet e tyre keta shtetas shpjegojne ngjarjen dhe mekanizmin e saj te ndodhur ne date 15.02.2011. Ata shpjegojne me hollesi se Dy burra te moshes rreth 38-40 vjec kane shkuar ne aktivitetin e tyre privat dhe jane prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe sipas tyre mbulonin kete zone. Ata mbanin te varur ne qafe dhe nje dokument identifikimi te institucionit. Keta dy persona u kane thene se do benin kualidimin e mjeteve matese dhe pasi kane kryer disa verifikime ata kane plotesuar mandatet e arketimit kane marre pagesen e shumes sipas ketij mandati ku nje kopje u kane lene ketyre subjekteve dhe kane vendosur ne objeket matese nga nje pulle etikete pagese kualidim peshoreje e vogel ne forme vezake me ngjyre bardh e blu ku ne pjesen e brendshme ka mbishkrimin Republika e Shqiperise Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise. Ne deklarimet e tyre ata sqarojne se Pas rreth 1.5 muajsh u ka shkuar nje burre rreth 50 vjec i cili u eshte prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane qe mbulonte ate zone. Sapo ka hyre ai ka konstatuar me habi etiketat e vendosura ne mjetet matese dhe i ka pyetur se kush i kishte vendosur. Ai eshte informuar sa me lart per gjithcka kishte ndodhur dhe pasi pa dhe mandat pagesat u tha se ata persona nuk mund te jene koleget e tij sepse kjo eshte zona qe mbulon ai dhe se askush tjeter nuk mund te ushtroje detyren e tij ne kete zone.

Te dy administratoret e ketyre aktiviteteve te lartpermendura japin pershkrime dhe karakteristika te sakta te dy shtetasve te paraqitur si inspektore te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe shtojne se po ti shohin jane ne gjendje per ti njohur.

Nga ana e policise jane marre informacione te ndryshme nga burime te tjera konfidenciale dhe eshte bere e mundur identifikimi i disa subjekteve qe jane demtuar nga kjo veprimtari kriminale. Po sipas ketyre burimeve ka te dhena se jane punonjes shteteror te paautorizuar po te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise dega Tirane qe i perkasin keto pulla.

Nga informacioni mbi veprimet e kryera vecanerisht vezhgimit te punonjesve te kesaj drejtorie ka rezultuar se punonjes te D.P.M Tirane kane kryer dhe kryejne kete veprimtari kriminale per perfitime personale ne dem te subjekteve private. Sipas informacioneve qe disponojme si nje nga autoret e kesaj veprimtarie dyshohet shtetasi Kristaq Thanasi me detyreren e inspektorit te kualidimeve. Ky shtetas ne bashkepunim me shtetsin Sokol Lami shofer prane kesaj drejtorie kane mashtruar duke vjedhur subjekte te ndryshme gjoja per kualidim te njesive matese qe keto subjekte kane ne perdorim ne nje kohe qe nuk eshte as zona dhe as detyra e tyre. Pasi prezantohen ata u lene subjekteve mandate arketimi dhe etiketa teresisht te fallsifikuara dhe te skaduara ne kembim te nje vlere te caktuar monetare. Nga sa me lart shtetasi Kristaq Thanasi ka konsumuar elemente te vepres penale te Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren dhe Mashtrimit parashikuar nga nenet 135 dhe 143/2 te K.Penal.

Me vendimin nr. 163 Akti date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 pesembedhjete ditore nga data 12.09.2011 ora 1600 deri ne date 27.09.2011 ora 1600. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere numra persona qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u inplikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive. Dhe keta numra persona jane vene ne pergjim telefonik me Vendim te Gjykates se Shkalles e Pare Tirane.

Konkretisht Ne date 12.10.2011 shtetasi Kristaq Thanasi me detyre inspektor prane drejtorise se metrologjise Tirane ne numrin e tij 067 20 28 647 ora 15.40 merr nje telefonate nga numer tel.068 20 20 127 i cili pas verifikimeve te bera rezulton se eshte biznesmeni Arben Keci. Ky i fundit ne hyrje te Porto Romanos ka ndertuar nje pike per peshimin e automjeteve me dy peshore te reja elektronike automobilistike.

Nga biseda me Kristaqin rezulton se Beni eshte i interesuar per kolaudimin e tyre meqenese i kishte ardhur nje anije dhe i duheshin dokumentat librezat e kolaudimit me qellim per tua treguar kapitenerise se anijes. Kristaqi e pyet nese do vetem dokumentacionin apo donte kolaudimin e sakte ndersa Beni i thote se si fillim i interesonte vetem ana dokumenare per tia treguar kapitenerise.

Pas kesaj Kristaqi i ka telefonuar shtetasit Roland Celmeta me detyre Zv. Drejtor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise dhe i ka treguar kete fakt duke i thene qe Benit te cilin Rolandi nuk e njeh i duheshin dokumentat e kolaudimit pasi ai priste te bente evadimin e nje ngarkese nga nje anije ne port. Rolandi i jep leje per te vepruar duke i thene qe thuaji Benit te vije ne Tirane tja japim letrat ne dore te mbyllin punen. Kristaqi i ka thene se gjithesesi do njoftonte dhe Moisiun.

Pas kesaj Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyre Drejtor i Metrologjise dega Tirane dhe e ve ne dijeni qe e ka marre miku i tyre Beni dhe i ka kerkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thote per te nesermen.

Ne daten 13.10.2011 Beni nga Nr. i tij 068 20 20 127 i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lene nje takim ne Tirane dhe te vije pas nje ore ti marri. Beni i thote se do dergoj nje person tjeter me emrin Vasil.

Nga raportet e sherbimit te dates 13 Tetor 2011 rezulton se Kristaqi ka qendruar gjate gjithe kohes ne Tirane ndersa tek peshoret ne Porto Romano mbas nje pike gazi ELDA nuk ka shkuar as Kristaqi as ndonje inspektor tjeter.

Dyshohet se kolaudimi eshte bere ne menyre fiktive.

Ne daten 28 Tetor 2011 Rolandi i telfonon Nr.067 20 28 698 i cili i perket shtetasit Armand Xhika me detyre Inspektor dega Tirane. Nder te tjera Rolandi i thote Mandit qe te shkoje te kontrolloje nje pike karburanti ne Yzberisht me pronar Luan Gjonin sepse pas kontrollit pronari do ti respektonte. Gjithashtu Mandi i thote qe tu thoje dhe kolegeve te tij qe kur te kalojne te karburant Elda ne Ndroq qe te mos futen fare per kontroll atje pasi eshte miku i tyre i perbashket. Pas pak Rolandi e orjenton Mandin per te pika e Luanit dhe nderkohe merr dhe Luanin me nr. telefonit 0693067793 dhe i thote qe te takohen bashke me Mandin per ta orjentuar.

Ne date 01.11.2011 Rolandi i telefonon nje shtetasi me nr. 0672036087 dyshohet Armand Xhika dhe i thote qe te kaloje ti beje presion atij bythhellip ne Ndroq se seshte kujtuar fare. Ne date 08.11.2011 Landi i kerkon perseri qe te shkoje ti beje presion atij te Ndroqit dhe nderkohe Mandi i thote qe e ke gati ate.

Ne date 02.11.2011 Rolandi i ka telefonuar shtetasit Agron Damsi me nr. 0672058382 me detyre inspektor dega Tirane duke i thene qe te nesermen te shkonin ne Bubq te fabrika per kontroll. Te shkojne te turren.

Sipas raportit te sherbimit te dates 03.11.2011 shtetasi Agron Damsi me mjetin e tij te punes TR 2987 S eshte takuar me Roland Celmeten ne fshatin Bubq dhe kane shkuar ne nje karburant ne hyrje te fshatit. Kontrolluan me sy pompat e karburantit dhe me pas u larguan. Me pas shkuan dhe ndaluan ne nje karburant ne afersi te kryqezimit te fshatit Likmetaj me fshatin Ishem. Dhe ketu ata kontrolluan pompat me sy. Ne oren 13.00 kane shkuar te nje karburant tjeter prane fshatit Murqim dhe ketu kontrolluan me sy pompat e karburantit. Me pas dhe ne nje karburant tjeter ngjitur me te.

Ne date 07.11.2011 Rolandin e ka marre numri 0692690313 dhe i prezantohet si Arjani i Goses se Kavajes. Arjani i thote qe kane ardh ata te tute per kontroll dhe Arjani ja kalon telefonin nje inspektori gje gjendet atje me emrin Adi. Landi flet me te duke i thene qe lere te flasi dhe mbrapa kaloje.

Ne date 08.11.2011 Rolandi i ka telefonuar Armand Xhikes ne numrin e telefonit 0692069460 duke i thene qe ne ate pike para tre muajsh ka mbaruar pune shtetasi Hetem Basho Tele I Teles ai i Teles i ka marre Telja buken aty e ka marre Telja para tre muajve buken aty. Landi pohon faktin qe ka qene ne ate karburant me Telen dhe Telja ka mbaruar pune.

Nga hetimet e kryera rezulton se ka dyshime te aresyeshme te bazuara ne prova se shtetasi Roland Celmeta eshte autor i kryerjes se vepres penale te Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren parashikuar nga neni 135 i K.Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›