E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti i hetimit per Sokol Lami

Dokumenti i hetimit per shtetasin Sokol Lami

Gjate hetimit paraprak eshte bere sekuestrimi i mandat pagesave dhe i pullave ne fjale te perdorura nga personat e paautorizuar eshte bere ne objektet private Furre Buke Flamur Ahmeti si dhe marketi i shtetases Miranda Goci. Te dy keto aktivitete gjenden ne rrugen Sadik Petrela Tirane.

Po ashtu jane pyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes shtetasit Flamur Ahmeti dhe Miranda Koci. Ne deklarimet e tyre keta shtetas shpjegojne ngjarjen dhe mekanizmin e saj te ndodhur ne date 15.02.2011. Ata shpjegojne me hollesi se Dy burra te moshes rreth 38-40 vjec kane shkuar ne aktivitetin e tyre privat dhe jane prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe sipas tyre mbulonin kete zone. Ata mbanin te varur ne qafe dhe nje dokument identifikimi te institucionit. Keta dy persona u kane thene se do benin kualidimin e mjeteve matese dhe pasi kane kryer disa verifikime ata kane plotesuar mandatet e arketimit kane marre pagesen e shumes sipas ketij mandati ku nje kopje u kane lene ketyre subjekteve dhe kane vendosur ne objeket matese nga nje pulle etikete pagese kualidim peshoreje e vogel ne forme vezake me ngjyre bardh e blu ku ne pjesen e brendshme ka mbishkrimin Republika e Shqiperise Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise. Ne deklarimet e tyre ata sqarojne se Pas rreth 1.5 muajsh u ka shkuar nje burre rreth 50 vjec i cili u eshte prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane qe mbulonte ate zone. Sapo ka hyre ai ka konstatuar me habi etiketat e vendosura ne mjetet matese dhe i ka pyetur se kush i kishte vendosur. Ai eshte informuar sa me lart per gjithcka kishte ndodhur dhe pasi pa dhe mandat pagesat u tha se ata persona nuk mund te jene koleget e tij sepse kjo eshte zona qe mbulon ai dhe se askush tjeter nuk mund te ushtroje detyren e tij ne kete zone.

Te dy administratoret e ketyre aktiviteteve te lartpermendura japin pershkrime dhe karakteristika te sakta te dy shtetasve te paraqitur si inspektore te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe shtojne se po ti shohin jane ne gjendje per ti njohur.

Me vendimin nr. 163 Akti date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 pesembedhjete ditore nga data 12.09.2011 ora 1600 deri ne date 27.09.2011 ora 1600. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere numra persona qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u inplikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive. Dhe keta numra persona jane vene ne pergjim telefonik me Vendim te Gjykates se Shkalles e Pare per Krimet e Renda.

Konkretisht Njeri nga keta persona qe dyshohet si bashkepunetori kryesor i personit nen hetim Kristaq Thanasi ne terren dhe ne lidhje me subjektet eshte shtetasi Sokol Lami me detyre shofer prane ketij institucioni. Personi nen hetim Sokol Lami ne bashkepunim me personin tjeter nen hetim Kristaq Thanasi kane shkuar ne subjekte te ndryshem dhe u kane lene etiketa kolaudimi te vitit 2010 ne shkembim te shumave prej 1500-2000 Leke duke u lene dhe nje mandat-pagese. Ne keto madate ata nuk kane shkruar as emrat e tyre por kane neshkruar duke bere nje firme thjesht shkaravine.

Nje rast tjeter ku keta persona kane kryer kete veprimtari eshte ne Rr Babe Rexha sot Rr. Vace Zela ne subjektin Engjellushe Veizi ku keta persona dyshohet se kane plotesuar nje libreze te peshematjes kundrejt vleres 2500 Leke dhe nuk kane lene asnje mandat pagese dhe as faturen tatimore.

Nje rast tjeter eshte ne po kete rruge ne dyqanin ne pronesi te shtetases Peme Fejzo ku keta persona pasi jane prezantuar si inspektore ku ata kane kerkuar te njejten shume per kolaudimin e peshores dhe nuk kane leshuar as fature tatimore dhe as mandat pagese si dhe nuk kane bere asnje veprim per kolaudimin e peshores ne fjale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›