E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dokumenti i rrallë i vitit 1551: Nëna e Skënderbeut (Vojsava) ishte nga familja fisnike e Muzakajve!

Ky libër është shkruar në vitin 1551 nga fisniku Andrea Angelo Comneno që jetonte në Durrës. Libri është i shkruar në Italishten mesjetare dhe titullohet “Geanologia d’imperatori Romani…” ose në shqip “Gjenealogjia e perandorëve Romak녔.

Në këtë libër arkivor flitet shumë për fisnikët arbërorë gjatë mesjetës. Në një nga faqet e librit shkruhet:

“Coi de Musachia ha generato Voissava ch’hebbe Iuuam Castriotto signor di Croia et del conta do detto Emathia.”

“Nga shtëpia e Muzakajve rrjedh (vjen) Vojsava, gruaja e Gjon Kastriotit, zotit të Krujës dhe kontit të vendit të Emathisë (Matit).”

Pra, në këtë dokument del qartë që nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte shqiptare nga familja e Muzakajve!

Libri ruhet në arkivat e Firences në Itali (një kopje të librit e kemi dhe ne) dhe është i papërkthyer në shqip. A.K./TemA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›