Universiteti i Durrësit, rektori për RTSH: Të rinjtë mund t’i ndjekin studimet dhe në gjuhën angleze

Shkëlqim Fortuzi mori për herë të parë mandatin si rektor i Universitetit ’’Aleksandër Moisiu’’ të Durrësit, mes tre kandidatëve të tjerë në garë në zgjedhjet e 21 qershorit.
Në intervistën e tij të parë, pas emërimit në krye të këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, Fortuzi flet për risinë në prag të fillimit të vitit të ri akademik.
“Hapja e programeve në gjuhën angleze ka ardhur si kërkesë e studentëve apo të kohës. Paraprakisht kemi implementuar një projekt pilot në fakultetin e biznesit ku hapën programet e gjuhës angleze krahas ato të gjuhës shqipe. Tashmë një pjesë e tyre i kanë përfunduar studimet bachelor ndërsa miratimin nga ministria e kemi marrë për vitin 2024-25. Në momentin e regjistrimit, studentit i jepet e drejta për të kryer studimet në gjuhën angleze”, tha Fortuzi.
Ndërsa na ndan më pak se një muaj nga nisja e vitit të ri akademik, rektori Fortuzi flet edhe për trendin e regjistrimeve të deritanishme.
“Disa fakultete kanë pasur një performancë më të mirë sikurse fakulteti i Biznesit dhe ai i Teknologjisë së Informacionit”.
Ky universitet ofron edhe programe në fushën e hoteleri turizmit, si një nga sektorët promotor i ekonomisë shqiptare.
Peshën më të madhe të studentëve që ndjekin studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës e mbajnë të rinjtë nga Tirana dhe Durrësi.
Universiteti “Aleksander Moisiu” është me i riu nga universitetet publike te vendit. Ai nisi punën me 990 studente në vitin 2006 ndërsa sot numëron mbi 18 mije studente.
Godina e re e kampusit mirëpret studentë të shkencave politiko-juridike dhe fakultetit të biznesit.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/