E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumenti sekret i Sigurimit në 85: Agjentët dashurohen me femrat që përgjojnë

Ish-ministri i Brendshëm, Hekuran Isaji, gjatë një mbledhjeje në Kolegjiumin e Ministrisë

Buletini i panjohur i krerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dokumenti sekret i vitit ’85: Po na degjenerojnë agjentët e fshehtë.

Janë dekonspiruar 45 për qind e tyre, mjaft syresh nga qëndrimet imorale me gratë dhe nga vese të tjera”

“Ka informatorë që shërbejnë fshehtas edhe për Asfalinë greke”

Raportet e Sigurimit të Shtetit me agjentët e fshehtë nuk kanë shkuar kreshendo. Historia e tyre ka qenë më misterioze nga sa dukej. Mjafton të futesh paksa në labirintin e procedurave me të cilat operonin, për t’u njohur me të vërteta të pathëna.
Një dokument i shërbimit të fshehtë, i zbuluar së fundi nga “Panorama”, hedh dritë në mjaft nga marrëzitë e rrjetit sekret informativ, pohuar nga vetë autoritetet e larta të Sigurimit.
I konceptuar në formën e një studimi analitik, buletini me siglën “Tepër sekret” i Ministrisë së Brendshme, i datës 4 shtator 1985, me 40 ekzemplarë, rreket të ndriçojë përvojën 30-vjeçare të armatës së agjentëve të fshehtë, duke u ndalur në morinë e pafund të prapësive të tyre. Njëherazi me parashtrimin e këtyre të fundit në formën e një guide groteske, autorët që me sa duket kanë “hedhur në tokë” të gjithë arkivat e shërbimit në qendër e në bazë, shpalosin gjykimin e tyre për arsyet e degjenerimit të rrjetit të fshehtë agjenturor. Në rreshtimin e faktorëve që kanë sjellë situatën e padëshiruar në mbarëvajtjen e punës me bashkëpunëtorët e  fshehtë, në dokument përmendet njohja e cekët e kontingjentit të rekrutuar, shkelja e normave të punës me rrjetin sekret, mossigurimi i fshehtësisë në takimet informative, përzgjedhja e njerëzve me vese, e sidomos atyre që dallojnë për lidhje me femra të degjeneruara etj. Kronologjia e fakteve që shtjellohen aty, është sa e rëndomtë aq edhe banale, por gjithsesi e vërtetuar zyrtarisht. Thirrja “Po na degjenerojnë agjentët e fshehtë” e ekspertëve që kanë operuar me këtë dokument, shpreh më së miri realitetin tronditës që përjetonte rrjeti sekret informativ, i mbështetur mbi të dhënat vulgare të një ushtrie amorfe të etiketuar si spiunë. Po çfarë vërente tjetër studimi i praktikës 30-vjeçare të punës së bashkëpunëtorëve të Sigurimit? Më poshtë po botojmë pjesët kryesore të dokumentit…

“Malishta” u tërhoq në shërbim si bashkëpunëtor i fshehtë në vitin 1967. Në vitin 1974, një qytetare, që ishte objekt i survejimit të tij, denoncoi se ka dashur ta përdhunojë. Ajo e ka kundërshtuar duke i thënë se do ta denoncojë në degë për këtë qëndrim. “Malishta” i ka thënë se “unë bashkëpunëtor i degës jam, prandaj të flas kaq serbes, i kam marrë të gjitha masat, atyre u kam thënë”. Madje ai e ka kërcënuar se do ta vriste në qoftë se ajo tregonte sekretet që ky i ka thënë. Denoncuesja ka treguar edhe për disa vjedhje që bënte “Malishta”. Më vonë ky bashkëpunëtor është marrë në përpunim aktiv 2A me dyshime si agjent i zbulimit grek.

“Qershia” është tërhequr në bashkëpunim në vitin 1972 dhe pas dy vjetësh i thotë të vëllait se “Beqir Balluku ka tradhtuar së bashku me një tjetër. Unë këto gjëra i di mirë se bashkëpunoj me punëtorin operativ të zonës. Për këtë që të thashë mos i thuaj njeriu”. Ky bashkëpunëtor është tërhequr duke pasur karakter të ulët, me maninë për t’u mburrur.

“Mekaniku” është tërhequr në bashkëpunim në vitin 1976 dhe u përjashtua në vitin 1978, sepse ka dekonspiruar përpara objekteve që ka pasur detyrë t’i përpunojë duke u thënë “mua më ka ngarkuar dega me detyrë që t’u ruaj”. Dekonspirimi direkt para objekteve tregon se mekaniku duhet të ketë mendime armiqësore, në mos veprimtari të tillë, gjë që duhet ngritur si version dhe duhet zbuluar nëpërmjet rrjetit sekret informativ.

“Lulara” është tër-hequr në bashkëpunim në vitin 1968 dhe është përjashtuar në vitin 1974. E ka pranuar shërbimin në rrethana detyruese dhe i gjendur në këto kushte, ka dekonspiruar para gruas së vet, e cila i ka kërkuar shkakun pse rrinte i mërzitur. Ajo është shprehur para të dashurit të vet duke thënë se burri im është mërzitur shumë se ata të Sigurimit i kërkojnë të thotë gjëra për dy shokë të vetët.

“Rrushi” është tërhequr në bashkëpunim në vitin 1981 dhe është djegur si bashkëpunëtor se në disa raste është mburrur. Lidhur me këtë bashkëpunëtori “Shqiponja” raporton se shitësja S.C. i ka thënë “Rrushit” se dje të kritikuam në mbledhjen e brigadës. “Rrushi” i është përgjigjur se “unë nuk pyes për qentë me dhëmbë e jo më për ata pa dhëmbë”. Në një rast tjetër u është mburrur disa bashkëfshatarëve duke u thënë se “unë u kam çuar mish disa kuadrove të degës”. Karakteri i ulët, mania për t’u paraqitur si njeri që zotëron pushtet e forcë mbi të tjerët, e kanë çuar “Rrushin” në dekonspirim.

“Deti” është tërhequr në shërbim në vitin 1957 dhe është përjashtuar në vitin 1983. Kur është shtrënguar, ka pranuar se ka realizuar takime dhe është rekrutuar agjent për llogari të zbulimit grek nga diversanti Pajo Mileci dhe në dy takime që ka bërë u ka dhënë të dhëna informative. Gjatë hetimeve në vitin 1963, diversanti Hajrulla (Lake) Tefiku ka deponuar se dinte nga zbulimi grek që “Deti” ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu në vitin 1963, K.J., në përpunim aktiv 2A i ka thënë bashkëpunëtorit që e përpunonte se “Deti” është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ndërsa “Pisha” raportonte në vitin 1961 se shtetasi S.H. dinte që “Deti” ishte agjent i fshehtë. E me gjithë këto raste, “Deti” është mbajtur në lidhje deri në vitin 1983.

“Shkrepësja” është tërhequr në vitin 1950 mbi baza vullnetare, megjithëse i ati ishte agjent grek. Ka pranuar bashkëpunimin me kushte e kufizime që të jepte të dhëna vetëm në vendin e punës e për diversantët, por jo “për në fshat”. Deri në vitin 1971 ka dhënë të dhëna me interes. Më tej ka rënë puna e tij e si rezultat i kritikave ka pranuar se gjatë luftës italo-greke ka punuar së bashku me të atin në favor të grekut. Rezulton që “Shkrepësja” ka qenë edhe imoral e intrigant.

“Mersini” është tër-hequr në bashkëpunim në vitin 1955 me material shtrëngues. Në vitin 1961 është takuar me punëtorin operativ në zyrën e postës kufitare, sepse ky i fundit kishte frikë ta takonte në pyll se mos e vriste. Me të janë bërë edhe takime të tjera në vende të papërshtatshme. “Mersini” vet është shprehur: “Unë nuk bëj më për juve, se jam djegur”. Në vitin 1965, ai ka dekonspiruar para një bashkëpunëtori tjetër edhe dy objekte që përpunonte.

“Bregu i Borshit” është tërhequr në shërbim në vitin 1951. Në vitin 1954 është djegur duke u ballafaquar me një objekt. Madje ai ka dekonspiruar para një kushëriri të tij(edhe ky ish i dënuar për krime kundra shtetit), të cilit i ka thënë se “punoj me Sigurimin dhe u jap informata”.

“Ylli” është tërhequr në bashkëpunim më 1950 dhe u përjashtua në vitin 1974, pasi i kanë rënë shënimet për bisedat me objektet dhe ia kanë gjetur shokët e brigadës. Më e keqja, se me këtë shkelje ka rënë dakord dhe ka heshtur edhe punëtori operativ që e mbante në lidh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›