E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Reforma Zgjedhore dështon nëse nuk riformatohet KQZ

Tiranë- Pasi u shfaq në mbedhjen e grupit kuvendor të selisë rozë, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama bëri një deklaratë sipas së cilës kjo forcë politike nuk tërhiqet nga propozimet e bëra për reformën, çka mund të përkthehet siç e tha më pas edhe vetë Rama: në një dështim të afatit të dytë për përmbylljen e saj.

Deklaratat dëshmonjë vullnetin e mbrapshtë për të mos finalizuar reformën. Është e qartë ajo që kërkojmë ne dhe duhet të jetë e qartë për të gjithëse nuk mund të ketë zgjedhje normale në Shqipëri nëse ska reformim të KQZ-së… Por koha nuk, pret ditët ikin dhe afati i ri për reformën zgjedhore rrezikon të digjet në mungesë të kompromit- tha Rama.

Madje Rama shtoi se pa shndërrimin e këtij institucioni larg të qenit në shërbim vetëm të partisë në pushtet Shqipëria rrezikon marrjen e statusit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

‘E kjo nuk bazohet në ekperiencat shumë të hidhura që opozita ka me KQZ por në gjetjen dhe rekomandimet e ODIHR-it. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë folur shumë troç: riformatimi i saj është një domosdoshmëri dhe PS e ka të pamundur të tërhiqet në emër të çfarë do kompromis kur është fjala për të riformatuar KQZ dhe për të krijuar kushtet që ky institucion të jetë në shërbim të publikutdhe jo një thertore e zgjedhjeve që kryeministri kërkon ta mbajë hapur me çdo çmim qoftë edhe duke sakrifikuar shansin e fundit për një përgjigje pozitive nga Brukseli në vjeshtë’.

Rama ripërsëriti qëndrimin e tij të palëkundur se kërkesat e tyre për çështjet ku ka ngecur procesi mes palëve: materialet zgjedhore, komisionerët dhe numërimi i votave mbeten të pandryshuara pasi sipas zotit Rama nuk bëhet fjalë për një interes partiak por mishërojnë vullnetin për të goditur korrupsioni e kudo ndodhur elektoral.

Çdo komisioner duhet të jetë njeriu i ligjit dhe jo i partisë në tryezën e punës. Numërim pilot elektronik pilot në dy zona të vendit sipas rekomandimve të ODIHR…KQZ është një vegël e pushtetit dhe merr vendime për hesapet e pushtetit…duke bërë të pamundur referendumin e plehrave përpara zgjedhjeve të ardhshme. Riformatimi i saj do të sillte qetësi dhe normalitet të procesit zgjedhor. Qoftë tek qasja ndaj KQZ dhe trasparencës së materialeve të zgjedhjeve dhe numërimit sipas ODIHR mbrojnë interesin kombëtar- tha Rama.

Madje kryesocialisti u ofrua i gatshëm për të negociuar me palën tjetër për korrektimin e sistemit që partitë e vogla të mund të përfaqësohen në legjislativ sipas vullnetit të popullit.

Gjatë mbledhjes Rama ripërsëriti kërkesën për interpelancë me kryeministrin Berisha për situatën në minierën e Bulqizës që sipas tij është kapur nga krimi i organizuar. Rama po ashtu u shpreh pro heqjes së Maturës Shtetërore si hallkë e fitimit të një shkolle të lartë sepse sipas tij sistemi u degradua nga epshi për përfitime. Rama po ashtu bëri thirrje që të lejohet kontrolli i Ministrisë së Mbrojtjes pasi skandali i trafikut të armëve ka vënë sirenën e alarmit për domosdoshmërinë për transparencë duke qënë se Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›