E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapen me armë pa leje, në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur me armë pa leje. Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni policor i përbashkët i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sektorit të Operacionales në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë me qëllim arrestimin e të gjithë personave që mbajnë armë zjarri pa leje. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Albion Brahimaj, 22 vjeç dhe Dorian Dedenikaj 32 vjeç të cilët janë kapur me armë pa leje.
 

Arrestimi i 22-vjeçarit Brahimaj u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin pa targa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë Zastava me krehër me 6 fishekë, si dhe 5 fishekë të tjerë të mbështjellë në një letër. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar ndaj tij është gjetur edhe një sasi prej 2.l gr. lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa

Ndërsa 32-vjeçarit Dedenikaj i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë TT model 54 me krehër me 7 fishekë.
Ndërkohë materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›