Dokumenti, ushtria gjermane: Rusia rrezik ekzistencial për Gjermaninë dhe Evropën

Ushtria gjermane, ka paralajmëruar përmes një dokumenti strategjik se Rusia paraqet një rrezik ekzistencial për Gjermaninë dhe Evropën në tërësi.
Ashtu siç raporton edhe prestigjiozja Spiegel, specialistët dhe ekspertët e sigurisë shpenzuan 18 muaj duke hartuar dokumentin e politikave të ushtrisë gjermane, i cili synohet të shërbejë si bazë konceptuale për drejtimin e politikës së tij të ardhshme.
Dokumenti paralajmëron se Rusia qëllimisht po rreshton të gjithë strukturën e saj qeveritare dhe ekonomike në përgatitje për një konflikt të mundshëm në shkallë të gjerë me NATO-n, raporton Spiegel.
Dokumenti i ushtrisë gjermane i cituar nga Spiegel thotë se modernizimi i Forcave të Armatosura Ruse po përparon me shpejtësi dhe ato mund të kenë 1.5 milionë ushtarë deri në vitin 2026.
Ushtria gjermane e konsideron Rusinë një “rrezik ekzistencial” sepse Kremlini po mobilizon industrinë dhe fuqinë “në mënyrë specifike për të përmbushur kërkesat për një konflikt në shkallë të gjerë kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade”, citon Reuters të ketë thënë dokumenti.
Autorët e dokumentit rekomandojnë një zgjerim të konsiderueshëm si të aftësive ushtarake ashtu edhe të infrastrukturës civile për të mbështetur mbrojtjen e Gjermanisë dhe Aleancës, raporton Spiegel.
Një vlerësim i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND) dhe Bundesëehr-it ka arritur në përfundimin se Rusia e sheh veten në një konfrontim sistemik me Perëndimin dhe po përgatitet për një luftë të madhe me NATO-n.
Bundestagu e ka pranuar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj NATO-s brenda dy deri në tre viteve të ardhshme.
/rtsh.al/