E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dolce” Nora

Ajo është njëra prej këngëtareve më të njohura në Kosovë. Ka realizuar shumë hite, ndërkaq vazhdon fejesën e saj maratonike me Robertin, të cilën thotë se është e sigurt që do ta kurorëzojë me martesë. Nuk e pengojnë shumë thashethemet për jetën e saj private, ndërkaq thotë se ka arritur mjaft për këto vite të karrierës. Për të tjerat, Nora flet vetë për Rozë...

Rozë: Si një këngëtare e arritur, a ju mungon jeta private, apo merreni vetëm me jetën artistike?
Nora: E dua shumë jetën artistike, vërtet, por për mua ka më shumë rëndësi jeta private dhe mundohem mos ta lë anash. Prandaj jam më shumë e koncentruar në jetën private dhe i jap më shumë përparësi asaj.

Rozë: Cila është dita jote nga mëngjesi deri në mbrëmje?
Nora: Nuk kam ndonjë obligim të caktuar. Ritualet e mia fillojnë qysh në orën 10 të mëngjesit dhe dita ime vazhdon sipas obligimeve që kam. Gjithmonë i lë përparësi punës.

Rozë: A mund të na tregoni, a jeni e kënaqur me këtë që keni arritur në veprimtarinë artistike?
Nora: Gjithsesi që jam shumë e kënaqur me këtë që kam arritur deri tash, por mendoj të jap edhe më shumë në veprimtarinë artistike. Unë e cilësoj se kam arritur në një përqindje të madhe, por normalisht që dua ende më shumë.

Rozë: Cilat janë projektet e ardhshme të Norës?
Nora: Tashmë kam realizuar një këngë të re dhe është realizuar edhe klipi i saj , dhe së shpejti do të lëshohet në media tona.

Rozë: A planifikoni të editoni një album të ri ?
Nora: Këtë vit do të jem shumë më aktive se vitin e kaluar. Për album nuk mendoj që është koha e duhur. Jam duke e praktikuar më shumë të merrem me videoklipe. Mendoj që çdo tre muaj ta bëj nga një klip.

Rozë: Ditëlindjen e festuat më 25 mars. Çfarë planifikuat për ditëlindje?
Nora: Jo ndonjë gjë të madhe. Një darkë me familjen time dhe shoqërinë time do të jetë një natë më ndryshe se netëve tjera.

Rozë: Cila do të ishte dhurata më e mirë për këtë ditëlindje?
Nora: Nga Roberti kam fituar një orë dore Dolce & Gabanna. Të them të drejtën nuk jam e fiksuar pas dhuratave, por befasitë janë të mirëseardhura.

Rozë: Ju jeni e fejuar. A jeni duke planifikuar martesë për sivjet?
Nora: Për momentin nuk kam plane për martesë. Ne jemi mirë kështu. Por, sigurisht që dashuria jonë do të kurorëzohet me martesë.

Rozë: Në fund, a është e vërtetë që do të jeni pjesë e reality show "Shpija"?
Nora: Unë kam marrë ftesë, por e kam refuzuar nga obligimet që kam, sepse nuk jam
e gatshme t’i anuloj koncertet që i kam planifikuar që një kohë të gjatë. Gjithashtu nuk e konsideroj vetën të gatshme për një”reality show”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›