Prishtina ndal liderin

Në gjashtë ndeshjet e xhiros së 24-t të Superligës janë realizuar vetëm nëntë gola. Ndërsa përpos KEK-ut, që befasoi Kosovën në Vushtrri, asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë gol si mysafire.
Prishtina – Trepça 1:0
Pas Besës, Prishtina e ka mposhtur edhe konkurrentin tjetër për titull të kampionit të Kosovës, Trepçën. Pas një dominimi të lehtë në pjesën e parë, por edhe në fillim të pjesës së dytë, rastet e vendësve u shpërblyen me gol në minutën e 68, kur sulmuesi Faton Zejnullahu, nga distanca, e mposhti portierin mysafir, Prtinac.
Në minutat vijuese, “Xehetarët” u munduan ta barazonin rezultatin, por më kot. Kjo fitore, bardhekaltërve ua hap rrugën për të luftuar për titull të kampionit, derisa mitrovicasve, kjo humbje ua rrezikon pozitën e parë.
Vëllaznimi – Hysi 1:0
Vëllaznimi ia doli ta mposhtë Hysin me mund të madh. Gjakovarët, të vetëdijshëm për rëndësinë që do të kishin këto tri pikë, e nisën lojën të motivuar dhe kërkonin gjithsesi fitore. Goli i fitores së tyre arriti në pjesën e dytë. Në fakt, mbrojtësi Robert Gjeraj ishte hero i kuqezinjve, pasi që në minutën e 68, me një solo aksion, kalon lojtarët kundërshtarë dhe gjuan fuqishëm, për ta mposhtur portierin Ademi. Kjo fitore i mban ende gjallë shpresat e Vëllaznimit për mbijetesë, ndërsa humbja i zbeh ato të Hysit për titull të kampionit.
Drenica – Besa 1:0
Pas një starti të mirë të sezonit vjeshtor, Besa ka nisur ta marrë tatëpjetën. Pas humbjes në shtëpi nga Prishtina, futbollistët e Genc Hoxhës e radhitën humbjen e dytë, pasi u mposhtën nga Drenica. Pikërisht ish-futbollisti i pejanëve, Dukagjin Gashi, në minutën e 26 të pjesës së dytë, me një parabolë, e mposhti portierin Bytyqi. Përkundër humbjes, pejanët mbetën 5 pikë larg kreut, ndërsa për drenicasit kjo fitore ishte domethënëse, pasi i largon sadopak nga ekipet e rrezikuara.
Kosova (V) – KEK-u 1:2
Fitorja ndaj Hysit dukej se do ta shtonte motivin e futbollistëve të Kosovës për ndeshjen në shtëpi ndaj KEK-ut. Por, në fund doli ndryshe. Vushtrriasit dështuan në shtëpi, duke pësuar një humbje që mund t’ju kushtojë. Edhe pse vushtrriasit e patën lojën nën kontroll, ishin “Elektricistët” ata që kaluan në avantazh të parët. Në minutën e 35-të, Naim Kodraliu shënoi me kokë, 0:1. Pas 8 minutash, bardhekaltrit ia dolën ta barazonin rezultatin me anë të Ilir Izmakut që shënoi nga penalltia.
Ndërsa ishin në kërkim të golit të avantazhit, vendësit u befasuan nga veterani Arsim Plepolli, që ia solli fitoren ekipit të tij, katër minuta pa përfunduar ndeshja. Ky trepikësh e afron KEK-un në tri pikë, karshi kryesuesit Trepça, ndërsa humbja në shtëpi ua prishi llogaritë bardhekaltërve.
Flamurtari – Ferizaj 1:0
Malësor Gjonbalaj ia ka dhuruar tri pikë të tjera Flamurtarit, që e ngrisin këtë skuadër në pozitën e dytë, vetëm dy pikë më pak se Trepça. Pas një aksioni të mirë të organizuar nga vendësit, në minutën e 70, sulmuesi pejan merr një top të mirë nga Mehmeti dhe shënon për 1:0. Edhe pse luajtën mjaft mirë, ferizajasit u kthyen në shtëpi duarthatë. Madje, kjo disfatë s’e lë rehat skuadrën ferizajase, edhe pse ka gjashtë pikë më shumë se skuadrat e rrezikuara.
Gjilani – Liria 2:0
Gjilani nuk ka lejuar t’i ikë treni i fundit. Ekipi i Muharrem Sahitit shënoi fitore të pastër të mërkurën ndaj Lirisë, fitore e cila ia mban ende gjallë shpresat për të mbetur në Superligë. I rikthyeri nga lëndimi, Ismet Ramushi, e kaloi ekipin vjollcë në epërsi qysh në minutën e gjashtë, pasi merr një top nga Hyseni.
Ramushi pati edhe një rast të mirë në vazhdim, kur në minutën e 26 goditi tërthorësen. Për t’i qetësuar përfundimisht gjilanasit, u përkujdes mesfushori Muhamet Dragusha në minutën e 52-të, 2:0. Ishte kjo një fitore e merituar për Gjilanasit, ndërsa Lirinë kjo humbje e zbret në pozitën e shtatë.
Tabela
1. Trepça 24 13 41
2. Flamurtari 24 5 39
3. KEK-u 24 14 38
4. Besa 24 9 36
5. Prishtina 24 0 36
6. Hysi 24 7 34
7. Liria 24 3 34
8. Drenica 24 -12 33
9. Ferizaj 24 -6 31
10. Vëllaznimi 24 -9 25
11. Kosova (V)24 -12 25
12. Gjilani 24 -15 21