E Diel, 1 Nëntor 2026

Dolce & Gabbana dënohen 20 muaj burg për evazion fiskal

ROMË- Stilistët e njohur italianë, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, u dënuan sot nga gjykata e Milanos, me një vit e tetë muaj burg, si pasojë e akuzës për një evazion fiskal prej një miliard eurosh. 

Gjatë procesit të parë gjyqësor, vendimi i të cilit pritet të apelohet, prokuroria kërkoi dy vjet e gjashtë muaj burg. 

Stilistët akuzohen se u kanë besuar kontrollin financiar disa shoqërive me qendër në Luksemburg për të shmangur sistemin fiskal italian.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›