E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNHCR: Gjatë 2012 numri i refugjatëve shkon në 45.2 milionë

Numri i refugjatëve në botë ka shkuar në 45.2 milionë gjatë vitin 2012.

Në raportin vjetor “Trendet globale”, UNHCR shkruan se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali dhe në vende të ndryshme.

Sipa agjencisë 7.6 milion njerëz janë detyruar të largohen gjatë vitit 2012. Nëse përllogaritet rezulton se çdo katër sekonda është larguar një person nga shtëpia e tij.

UNHCR thotë se në Siri, numri i përsonave të zhvendosur ka pësuar rritje duke shkuar në 4.25 milion, kurse 1.6 milion kanë ikur nga shteti.

Komisionari i lartë për refugjatë, Antonio Guterres, ka thënë se 55% e refugjatëve dhe personave të zhvendosur vijnë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria.

Sipas shifrave të UNHRC, rezulton se në aspektin global, çdo i katërti refugjat është afgan.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›