E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja 10 sportistët më të mirë të të gjitha kohërave sipas “Bild”

Tabloidi gjerman “Bild” ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatin kulminant, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore. 

I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.
Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren. Ai në 1363 ndeshje ka shënuar 1281 gola.
Në vendin e tretë gjendet shtatëherë kampion i i botës në Formula 1, Mikael Shumaker, i cili ka triumfuar në 91 gara.

Dhjetë sportistët më të mirë të gjitha kohërave sipas “Bild”
1. Muhamed Ali (boks)
2. Pele (futboll)
3. Mikael Shumaker (Formula 1)
4. Majkëll Xhordan (basketboll)
5. Roxher Federer (tenis)
6. Franc Bekenbauer (futboll)
7. Jese Ovens (atletikë)
8. Diego Armando Maradona (futboll)
9. Karl Luis (atletikë)
10. Majkëll Felps (not)
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›