E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi: Garantojmë furnizimin me energji, asnjë ankesë nga zonat bregdetare

sahit Dollapi drejt i CEZ KOMPANIQë prej javës së parë të Gushtit do të nisë importi i mbi 200 milionë kilovatëve energji. Vetë kreu i CEZ shpërndarje Sahit Dollapi, gjatë një konference për shtyp para mediave e ka quajtur si arritje importin e 6 milionë kilovatëve energji në ditë i cili do të realizohet gjatë muajit gusht. Sipas tij, që prej këtij muaji, çdo familje shqiptare dhe çdo biznes do të furnizohet rregullisht me energji: Janë marrë të gjitha masat që mos të ketë asnjë problem për ndërprerje të konsumit të energjisë. Sipas Dollapit, kjo tregon një përmirësim të ndjeshëm të financave, pas gjendjes së vështirë ku e lanë çekët. Kreu i CEZ Shpërndarje foli edhe për tregues pozitive për sa i takon arkëtimeve, ndërsa tha se këtë vit nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët për sa i përket furnizimit në zonat bregdetare. Administratori i kompanisë CEZ Shpërndarje, Dollapi, deklaroi gjithashtu paraditen e së enjtes për mediat, se kompania ka kapacitete të garantuara financiare për të bërë të mundur importin dhe furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë pasi energjia elektrike nuk do të jetë problem për ta, deklaroi Dollapi.

Importi i energjisë

Sipas kreut të kompanisë CEZ shpërndarje, për muajin gusht parashikohet importi i rreth 200 milionë kilovat energji për plotësimin e nevojave dhe humbjeve në rrjet. Përpos të tjerave Dollapi deklaroi se objektiv i kompanisë CEZ Shpërndarje është përmirësimi i treguesve të arkëtimeve, ndonëse duke mos u ndalur në shifra konkrete, ai theksoi se, krahasimisht me muajt e mëparshëm për muajin korrik treguesit janë në rritje. Sa i përket nivelit të humbjeve, Dollapi tha se nga 51.2 % në muajin janar, humbjet në muajin korrik llogariten rreth 40.3 %. Sipas Dollapit, në zonat bregdetare të vendit po bëhet i mundur furnizimi non stop me energji elektrike. Deri më tani askush nga bizneset apo konsumatorët e thjeshtë nuk ka depozituar ankesa në pikat e CEZ Shpërndarje për mungesë energjie. “Nuk ka asnjë ankesë për mungese energjie në të gjithë zonat bregdetare, pasi kemi marrë masa që para se të niste sezoni turistik”, deklaroi Dollapi.

Raporti mbi monitorimin

Në raportin mbi monitorimin e aktivitetit të kompanisë CEZ Shpërndarje, grupi i punës i ERE ka ngritur një sërë shqetësimesh që lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit të importeve, si dhe punën në terren të kompanisë. Konkretisht, ERE ka vënë theksin në pjesën që lidhet me anën procedurale të llogaridhënies së CEZ para ERE gjatë blerjeve të energjisë për mbulimin e humbjeve si dhe rritjen e faturave me deklarim zero.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›