E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet serish siguracioni i automjeteve

Nëse pyesni në agjensi për vlerën e sigurimit të automjetit , por pagesën do ta bëni më vonë, nuk keni zgjidhur asgjë.
Të interesuarit një ditë më parë, kanë gjetur të nesërmen surprizën e pakëndshme të dyfishimit të çmimit.
Brenda disa orësh sigurimi i automjeteve u dyfishua duke arritur në 14600 lekë. Luhatjet janë tejet të theksuara e të mjenjëhershme.

Kjo po prish edhe marrëdhëniet e agjentëve me klientët.

Të gjithë janë dakord se me çmime shumë të ulëta nuk sigurohet dëmshpërblim, por edhe pagesa mbi 14 mijë lekë nuk ofron shumë garanci.

Alternativa e zgjedhjes mungon. Të gjitha kompanitë e sigurimit, cuditërisht ulin e ngrenë çmimet në të njëjtën kohë e në të njëjtën vlerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›