E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të mbyllin ambasadat në shtetet islamike

usaembShtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin ambasadat dhe konsullatat në botën islamike nëpër botë të dielën pasi ka marrë kërcënime të specifikuara.

Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se ata janë duke ndërmarrë masa të mjaftueshme dhe të kujdesshme.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka cituar informacione që flasin për kërcënim të objekteve të SHBA-ve jashtë territorit amerikan. Ajo ka thënë se disa objekte diplomatike mund të qendrojnë të mbyllura për një periudhë të pacaktuar.

Misionet diplomatike në Evropë, Amerikën Latine dhe shumë vende të tjera zakonisht janë të mbyllura të dielave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›