E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e TVSH per te gjitha kimikatet bujqesore

Qeveria do të heqë TVSH për të gjitha makineritë që lidhen me sektorin e bujqësisë, por dhe për gjithçka qe importohet për zhvillimin e këtij sektori te rendesishem ne ekonominë shqiptare. 
 “Informoj fermerët se qeveria javën që vjen me një vendim të saj do të heqë TVSH për çdo lloj vegle, pajisje, makinerie të cilat kanë destinacion bujqësinë, blektorinë apo biznesin e përpunimit ushqimor. Është një listë e gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blektorisë të cilat do të importohen pa TVSH.  Qeveria do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgoj në parlament heqjen e TVSH për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanët, farërat që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, pemtarisë, blektorisë dhe të gjithë sektorëve të kësaj fushe shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”, vuri në dukje Berisha.
Sipas Kryeministrit, qeveria shqiptare është e vendosur të mbështesë fermerët për hapjen e bizneseve të reja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›