Dollapi: Shtyrja e tenderit për importin e energjisë s’krijon probleme për konsumatorin
TIRANË- Brenda kësaj jave Kompania 'CEZ Shpërndarje' do të mbyllë projektin e investimeve në zonën e Farkës dhe Senatoriumit, ku sigurohet furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike i 20 mijë konsumatorëve. Një investim i ngjashëm do të nisë edhe në zonat e tjera Periferike të Tiranës.
“Brenda 2-3 ditëve bëhet mbyllja totale e projektit të investimeve në rrjetin 20 kilovolt në tension të mesëm dhe të ulët për gjithë zonën. Kjo rregullon shërbimin për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh. Shërbim konform standardeve për 20 mijë banorët e kësaj zone, zonë e cila ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në mënyrë të vazhdueshme. Pas këtij projekti, i cili përfshin gjithë zonën e Farkës së bashku me nënstacionin ne do të vijojmë me pjesën tjetër të mbetur Saukut dhe do të vijojë në të gjitha zonat informate, të Babrrusë, Paskuqanit dhe Kamzës”, tha Dollapi.
I pyetur nga media, administratori i 'CEZ Shpërndarje' ka bërë të ditur takimi i dy ditëve më parë me ministrin e ri të Energjetikës Damian Gjiknuri u bë në një frymë bashkëpunimi, ku informoi mbi gjendjen aktuale të kompanisë.
“Gjatë takimit e informova ministrin Gjiknuri në lidhje me ecurinë e treguesve dhe performancën e kompanisë. Dhe takimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunimi shumë e mirë”, tha Dollapi.
Përsa i përket vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për shtyrjen e procedurave të tenderit për importin e energjisë vitin e ardhshëm, Dollapi ka siguruar konsumatorët se kjo nuk ndikon në furnizimin e tyre me energji.
‘Pezullimi i tenderit nuk rrezikon në asnjë mënyrë furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike, deri në fund të muajit dhjetor. Kompania dhe ENRE ka marrë të gjitha masat për sigurimin e energjisë elektrike”, theksoi Dollapi.
Administratori i 'CEZ Shpërndarje', Dollapi ka bërë të ditur gjithashtu se janë përmirësuar treguesit në kompaninë që drejton, ku në gusht niveli i humbjeve ka rënë me 7 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ndërkohë që arkëtimet janë rritur ndjeshëm.
(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dollapi: Shtyrja e tenderit për importin e energjisë s’krijon probleme për konsumatorin