Monedhat 20 lekëshe janë falsifikuar? Banka e Shqipërisë sqaron
TIRANE-Bëni kujdes nga monedhat 20 lekëshe. Prej disa kohësh janë hedhur në përdorim monedha të tilla të falsifikuara, citojne sot mediat. Sipas tyre, jo në të gjitha rastet, këto monedha të falsifikuara janë të dallueshme për syrin e thjeshtë, pasi janë të punuara më së miri dhe vështirë bie në sy dallimi me monedhën e zakonshme. Por Banka e Shqiperise sqaron se monedhat nuk jane te falsifikuara.
Por si mund t'i dallojnë qytetarët monedhat e falsifikuara 20 lekëshe ???
Sipas te perditshmes 'Panorama', këto monedha kanë më tepër shkëlqim ndërsa kordoni rrethues është më i trashë se monedhat e zakonshme.
'Testin më të thjeshtë qytetarët mund ta bëjnë me një makinet elektronike, nëse monedha që ju keni është e falsifikuar makineta nuk do ta pranoje atë. Falsi ka një peshë më të lehtë sesa origjinali, i cili është 5 gramë. Dhëmbëzimi anësor është i rregullt tek origjinali dhe jo i rregullt te falsi. Po kështu, origjinali është më i madh sesa falsi, edhe pse ndryshimi është thuajse i papërfillshëm. Viti i shtypjes që mban monedha false është ai i vitit 2012, ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka filluar shtypjen në këtë format që nga viti 2002", shkruan Panorama.
E ne fakt mediat jane nisur dhe nga shqetesimi i qytetareve qe u duken te dyshimta keto monedha qe as makinetat per nje kafe nuk i pranojne.
Banka e Shqipërisë
Ndërkohë në një publikim të Bankës së Shqipërisë më 3 shtator të vitit 2013, ky institucion njofton publikun shqiptar se në datën 25 qershor 2013 është hedhur në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012.
“Rishtypja e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 20 Lekë është miratuar me vendimin nr.08, datë 15.02.2012 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Monedha metalike e re, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012, ka të njëjtat pamje, ngjyrë, peshë dhe përmasa me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 1996, hedhur në qarkullim më 01.01.1997 dhe rishtypjen e saj në vitin 2000, hedhur në qarkullim më 01.01.2001.
Ndryshimet në emetimin e fundit janë ai i lëndës së parë, nga aliazh me përbërje bakër, alumin dhe nikel, në çelik të veshur, si dhe viti i emetimit në trupin e monedhës metalike është “2012”.
Duke filluar nga data 25 qershor 2013, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012, përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.
Duke qenë një monedhe e sapo prodhuar, monedha metalike 20 leke, emetim i vitit 2012, ka më tepër shkëlqim krahasuar me monedhat e tjera në qarkullim të cilat nga përdorimi i gjatë dhe nën ndikimin e agjenteve atmosferike kanë zbehur disa nga vetitë e tyre fillestare. Gjithashtu konturi rrethues i saj është lehtësisht me i gjerë në pjesën e brendshme të saj, pa ndryshuar diametrin apo trashësinë e monedhës. Ky zgjerim i lehte i konturit rrethues i jep monedhës me tepër kontrast dhe ndihmon gjithashtu në rritjen e jetëgjatësisë së saj. Një ndryshim i tille është zbatuar me sukses dhe në monedhën 5 lekë, emetim i vitit 2011”.
Banka e Shqipërisë thekson gjithashtu, se referuar statistikave të saj, nga viti 1992 e deri sot, për prerjen e monedhës metalike 20 lekë, me kurs ligjor, nuk ka pasur asnjë rast falsifikimi.
(d.b/BalkanWeb)