E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi ne Durres Per dy muaj askush nuk do te mbetet pa energji

Për dy muaj, askush nuk do të mbetet pa energji elektrike.
Ky ishte premtimi i administratorit të Kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapit për banorët e qarkut të Durrësit.

Dollapi prezantoi në krye të CEZ për Durrësin Neritan Golen. Prioriteti i punës së këtij të fundit, është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve.

Duke e cilësuar si një kontratë me qytetarët, Dollapi u ka kërkuar punonjësve të CEZ-it të rikthejnë besimin tek klientët, duke shmangur mbifaturimet.
Ai tha se nuk do të toleronte askënd që abuzon me qytetarin dhe e keqtrajton atë, në çfarëdo lloj forme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›