E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS takim me studentet shpalos programin per sektorin shendetesor

Partia Socialiste zhvilloi sot një takim me studentë, ku prezantoi programin e saj për shëndetësinë. Kreu socialist, Edi Rama duke marë fjalën në këtë takim deklaroi se duhet të ndryshojë sistemi i sigurimeve shëndetësore.

“Skema e financimit të kujdesit shëndetësor përmes sigurimeve shëndetësore është një sistem i padrejtë, sepse bazohet kryesisht në xhepin e individit dhe rëndon mbi këtë individ. Për shkak se në Shqipëri ka një nivel të lartë të papunësh atëherë kujdesi shëndetësor për ta ofrohet vetëm duke futur dorën në xhepin e tyre. Paguajnë nga xhepi tarifa disa herë më të larta se vite më parë”, deklaroi Rama. 

Për këtë arsye, kreu i PS-së propozoi një sistem të ngritur mbi sigurimet shëndetësore, ku të jetë shteti që të blejë shërbimin dhe përmes një institucioni që quhet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, ta ofrojë atë për të gjithë qytetarët. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›