Dollapi në Shkodër:Prerje dhe gjoba ndaj abuzuesve të energjisë
CEZ Shpërndarje nis në Shkodër aksionin për ndërprerjen e energjisë debitorëve dhe abuzuesve.
Administratori i CEZ Shpërndarje,Sahit Dollapi deklaroi se do të ketë tolerancë zero për këdo që nuk paguan faturat e energjisë elektrike.
Sipas tij do të vendosen gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe ata që vjedhin energjinë elektrike.
Do të ketë prerje dhe gjoba ndaj abuzuesve me matësit dhe vjedhjen e energjisë. Gjobat vihen në prani të qytetarëve, kur verifikohen shkeljet e ligjit nga ana e tyre. Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i Entit Rregullator të Energjisë theksoi Dollapi.
Kompania CEZ Shpërndarje po vijon aksionin në zona të ndryshme të vendit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe ndërprerjen e energjisë për debitorët.