VIDEO LAJM/ Kush e kërcënon Lefterijen?
Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi, ndihet e kërcënuar. Por nga kush? Kjo është ende e paqartë.
Deri në sqarimin e këtij momenti, një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, e ndjek dhe ruan atë në çdo hap e çast, për 16 orë në ditë, deri në një urdhër të dytë.
Gazeta TemA ka mësuar se edhe për 3 anëtarët e tjerë të KQZ-së do të ketë roje personale, përgjatë gjithë ditëve të shqyrtimit të ankimimeve të Partive politike, për rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në një mbledhje të KQZ-së, përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti publikoi disa SMS ku pretendonte se ishte kërcënuar ai vetë dhe familja e tij.