E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKIP: Qeveria e re të mos miratojë asnjë leje për importin e plehrave

Aleanca kundër Importit të Plehrave i ka kërkuar maxhorancës së re të mbajë premtimin e bërë për të mos lejuar importin e mbetejeve në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat,  përfaqësues të AKIP-it kanë theksuar se qeveria nuk duhet të miratojë asnje leje të tillë, pasi çdo vendim do të binte ndesh me vullnetin e elektoratit.

I bëjmë thirrje qeverisë së re që seancat e para parlamentare ti  shfrytëzojë për të hequr nenet që lejojnë importin e mbetjeve. Në këtë mënyrë kjo shumicë do të mbajë premtimin elektoral. Me besim se shumica e re politike do i japë fund importit të mbetjteve duke i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Nëse qeveria e re nuk i përmbush ne do të vazhdojmë referendumin, i cili është miratuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti Nishani ka caktuar datën theksuan përfaqësues të AKIP-it.

Ata shtojnë se nëse qeveria nuk e bllokon importim e mbetjeve do të vazhdojnë rrugën e referendumit.

Qeveria të mbajë premtimin në mënyrë që të shmangë referendumin i cili do të ishte kosto. Jemi të sigurtë se importi i plehrave nuk do të ndodhë në Shqipëri theksuan më tej përfaqësuesit e AKIP-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›