E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Organizmi i 21 janarit, po presim drejtesi Eva Gjura

Hetimi per ngjarjen e dhunshme te 21 janarin eshte ne proces dhe mazhoranca po pret qe drejtesia te thote fjalen e saj per kete akt te shemtuar. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate nje bashkebisedimi me te rinjte e EPP, pak dite pas vendimit te gjykates se Tiranes, e cila shpalli te pafajshem kreun e Gardes se Republikes Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo. Kryeministri ka theksuar se, drejtesia ende nuk e ka thene fjalen e fundit, pasi hetimet vazhdojne per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit, ku mbeten te vrare kater shtetas, por nuk ka hezituar te akuzoje kryetarin e opezites Edi Rama, per kryengritje te armatosur dhe tentative te marrjes se pushtetit me dhune. Duke sjelle ne vemendjen e te gjitheve ne menyre kronologjike ate dite, Berisha tha se, “ne 21 janar, bazuar ne nje video kryekeput te falsifikuar, sic eshte faktuar, ky zoteri mendoi se do te permbyste pushtetin me dhune. Solli protestues dhe midis tyre rreth 200-300 persona te paguar, te zgjedhur nga bota e krimit, me te cilet mendoi se do te permbyste me dhune qeverine. Pergatiti nje fjalim dhe mori nje megafon me vete, u instalua ne kullat per karshi, duke besuar se nga ky ballkon qe eshte tek kjo zyre do te mund te pershendeste mbeshtetesit e tij qe do te kishin rrezuar qeverine. Dhe ata sulmuan ne menyren me agresive ndertesen e Keshillit te Ministrave”. Gjithashtu Berisha u shpreh se, “mbi policine dhe Garden e Republikes u hodhen me mijera e mijera tulla, gure, hunj, por dhe dinamit. Natyrisht, une isha ne zyre. Ai mendoi se une do te largohesha nga zyra, por une jam njeri i detyres dhe nuk kisha motiv qe te largohesha. Ajo ishte nje dite e zakonshme pune per mua dhe nuk kisha ndermend qe t’i leshoja zyren. Pati kater viktima”. Me tej kryeministri kujtoi para te gjitheve se, “ishte nje perpjekje per te permbysur me dhune nje qeveri te dale nga zgjedhje te lira. Deshtoi! Nje proces hetimor eshte ne vazhdim. Kerkova qe drejtesia te thote fjalen e saj per te gjitha aspektet e ketij akti te shemtuar. Ne po presim”. Gjithashtu kryeministri Berisha, ka theksuar se kryetari i opozites Edi Rama, e beri kete per te marre pushtetin me dhune dhe bllokuar integrimin sic po ben edhe tani duke mos votuar tre ligjet. Gjate bashkebisedimit me te rinjte evropiane, kryeministri deklaroi se, kjo mazhorance i ka vleresuar dhe vlereson shume te rinjte. Duke u ndalur tek anetaresimet e reja, Berisha tha se, ato jane nje domethenie e rendesishme, jane certifikata e fitores se kesaj partie ne zgjedhjet qe Shqiperia po pergatitet te mbaje me 23 qershor. “Une dje isha ne Durres, ku mund t’ju them te verteten se u mrekullova, takova 3 mije te rinj, qe sapo ishin anetaresuar ne PD ne qarkun e Durresit, nuk mund te kishte besim me epror sesa besimi i te rinjve ne kete parti. Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vite ne pushtet, ky besim dhe mbeshtetje eshte certifikate e fitores se ardhshme”, deklaroi Berisha. Gjithashtu ai theksoi faktin se, kjo parti eshte e lidhur me shume se cdo parti tjeter, me te rinjte dhe te rejat. Berisha tha se, ata mbeten energjia kryesore e kesaj partie, por edhe vizioni me i ndritur i saj. Ata kane luajtur rol percaktues ne te gjitha fitoret e PD-se dhe ne te gjitha reformat e realizuara nga kjo pati gjate gjithe ketyre viteve.

Tre ligjet, do te miratohen pas zgjedhjeve me referendum

Kryeministri Berisha ka deklaruar se, pas zgjedhjeve tre ligjet do te miratohen me referendum. Berisha tha se, bllokimi i tyre po mban peng statusin. “Pasi e bllokoi me keto akte, tani kerkohet votimi i tre ligjeve, te cilat jane te gatshme, jane ne Parlament, per te cilat ra dakord pike per pike dhe tani eshte terhequr. Ai eshte terhequr, sepse do t’i vendose nje mur qytetareve shqiptare ne procesin e integrimit. Ky zoteri ishte dhe kunder heqjes se vizave. A mund te imagjinoni ju nje njeri qe shperndante e-maile neper Europe, ku thoshte se po hoqet vizat per Shqiperine, 1 milione shqiptare do te dynden drejt jush”. Pas bllokimit te Edi Rames, kryeministri ka bere te ditur se, e vetmja menyre per te miratuar tre ligjet eshte referendumi. “Ne keto kushte ne po shkojme, pas zgjedhjeve, drejt nje referendumi. Dhe referendumi do te jete per keto tre ligje qe bllokon zoteria, i cili per merita te bllokimit te ketyre tre ligjeve dhe per gjeografi u zgjodh nenkryetar i Internacionales Socialiste. Kjo Internacionale here pas here shnderrohet sikur te ishte nje repart i Komintern-it. Erdhen nje here dhe bene nje mbledhje ne Tirane. Leshuan nje deklarate kunder meje, e cila ngjante totalisht me terminologjine qe perdorte Komintern-i kunder borgjezise”, tha Berisha.

Zgjedhjet, Berisha: Pas disfates, Rama do ti kundershtoje

Nje tjeter ceshtje e rendesishme tek e cila kryeministri Berisha eshte ndalur gjate bashkebisedimit me te rinjte e EPP, ka qene ceshtja e zgjedhjeve qe do te zhvillohen ne Shqiperi me 23 qershor. Berisha ka premtuar serish se qeveria eshte e angazhuar maksimalisht per te realizuar zgjedhje te rregulla dhe konform standardeve nderkombetare. Por ka bere te ditur kryeministri, sido qe te zhvillohen zgjedhjet, e majta dhe kryetari i opozites Rama do ti kontestoje pas disfates. Ne lidhje me kodin elektoral, Berisha tha se ai eshte mbeshtetur ne pervojat me te mira evropiane siguron zgjedhje transparente pasi ka sistemin me te sigurte te numerimit te votave. “Rama pas cdo disfate elektorale deklaron se me vodhen voten. Ne kemi sistemin me transparent te numerimit te votave dhe kjo i ka shpetuar zgjedhjet tona. Sistemi yne i numerimit eshte shpetimtar kur ka persona qe nuk duan te pranojne voten. Nje pjese te tij e morem nga Britania e Madhe. Domethene perqendruam dhe te gjithe sa jane ne tavolinen e numerimit, qofshin komisionere apo vezhgues jane me te drejte vetoje. Kur fleta e votimit eshte e vlefshme pasi eshte vleresuar me sy vendoset ne nje skaner, filmohet dhe fotografohet, projektohet ne mur dhe transmetohet ne kohe reale ne KQZ. Ky sistem i sakte ka bere qe cdo lloj pretendimi te faktohet nul, i pavlere. Zgjedhjet qe vijne do jene te rregullta, dhe natyrisht Rama nuk do njohe rezultatin sepse ai nuk njeh asnje rezultat qe i jep humbjen ati. E dini historine sesi humbi”, tha Berisha.

Vota per emigrantet do zgjidhet ne zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri ka theksuar se, kjo mazhorance u perpoq per t’ua dhene te drejten e votes te gjithe bashkekombesve tane, qe ndodhen jashte vendit, por ishte opozita ajo qe e kundershtoi kete me disa teza te regjimit te vjeter. “Keshtu qe ne keto zgjedhje nuk qe e mundur qe shqiptaret jashte Shqiperie te mund te votojne, te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare. Eshte e dhimbshme qe te mendosh qe tu mohosh votimin bashkekombesve te tu, ne nje kohe qe ata kontribuojne cdo dite ne zhvillimin e ketij vendi. Kjo do te zgjidhet me vendimin qe do te merret per pak jave per shtetesine e tyre,sepse nuk dua qe te krijohet pershtypja se po behet per te fituar vota”, u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›