E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari fiton 2 pike brenda javes

TIRANE- Dollari fiton pike ne tregun e kembimit valutor vendas kjo si rezultat i ndikimit te ecurise se bursave nderkombetare ne shkembimet valutore ne tregun tone te kembimit.
Ne fund te kesaj jave monedha e gjelber ka pesuar nje rritje te ndjeshme me rreth 2 pike nderkohe qe euro ka qene e stabilizuar. Keshtu ne agjencite valutore monedha amerikane eshte blere sot me 100 leke dhe eshte shitur me 100.5 leke ndersa euro eshte shkembyer me 138.3 leke ne blerje dhe me 138.8 leke ne shitje. Javen e kaluar dollari ishte ne nivelin e 98.5 lekeve ndersa euro ne kuoten e 138 lekeve.
Forcimi i dollarit akoma nuk jep efekte te ndjeshme. Kjo pasi ekonomia jone eshte e orientuar drejt euros. Me monedhen e Eurozones realizohet edhe 62 per qind e shkembimeve tregtare nderkohe qe tregtia me Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte ne nivele te uleta.
Nderkohe gjate muajve te ardhshem priten serish luhatje ne tregun tone te kembimit per shkak te festave te funditit rritjen e shpenzimeve dhe fluksin e emigranteve.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›