Kercenon kunaten pranga 50-vjecarit
Permet
Kercenon me arme nusen e vellait pas konfliktit per pronen ndalohet 50-vjecari nga fshati Piskove i Permetit. Burime zyrtare nga policia lokale bejne te ditur se Syrja Hoxha eshte ndaluar nen akuzen e kercenimit dhe armembajtjes pa leje. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Syrja Hoxha ka kercenuar me armen e zjarrit kunaten e vet shtetasen E.H per motive pronesie. Nderkohe policia ne momentin e arrestimit ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri dhe krehrat me fisheke te cilat Hoxha i mbante pa leje. Materialet i kaluan prokurorise se rrethit per veprime te metejshme.