Durres vidhet per skrap busti i bronzte
Nuk i ka shpetuar vjedhjes per skrap as memoriali kushtuar skulptorit dhe piktorit te mirenjohur durrsak Sabri Tuci i cili eshte dhunuar gjate oreve te para te se enjtes. Persona ende te paidentifikuar nga autoritetet policore kane shkeputur nga pjesa e gurte e memorialit koken e punuar ne bronz te njerit prej pioniereve te arteve figurative ne Durres. Hetimet kane nisur por burime ne polici shprehen me rezerva per suksesin e kerkimeve. Nderkohe prane memorialit eshte gjetur nje leve metalike e cila dyshohet te jete perdorur per te shkeputur punimin ne bronz nga pjesa tjeter e objektit te dhunuar. Mjeti i gjetur mund te ndihmoje veprimet e metejshme per gjetjen e personave te perfshire ne kete akt te shemtuar qe cenon nje objekt publik. Po pas kesaj vjedhjeje mund te jete dhe nje ose disa persona te deshperuar per te gjetur mundesine e nje fitimi minimal per te siguruar jetesen. Memoriali kushtuar Skulptorit te Merituar Sabri Tucit u vendos ne fund te shkurtit te nje viti me pare ne shenje nderimi per kete figure dhe pionier te artit figurativ durrsak. Memoriali u ngrit ne lagjen nr. 1 te qytetit prane mureve mesjetare dhe Torres Veneciane jo shume larg bregut te detit. Muaj me pare u vodhen germat e metalta te emrit te tij ndersa kete here memoriali humbi pjesen me te rendesishme. Ky nuk eshte rasti i pare ne vend kur monumente apo buste te krijuara ne perkujtim te ngjarjeve a figurave te rendesishme te historise bien pre e hajduteve ordinere qe i tregtojne ato per qellime fitimi prane pikave qe grumbullojne mbetjet e objektet metalike. Autori i memorialit te Sabri Tucit skulptori Idriz Balani u shpreh teper i indinjuar ne lidhje me kete veprim ordiner ndersa apelon qe strukturat shteterore dhe pushteti vendor te angazhohen per te gjetur dhe bllokuar shkrirjen e pjeses se vjedhur qe peshon rreth 6-7 kilograme. Dhunimi i memorialit vjen 18 vjet pas vdekjes se skulptorit Sabri Tuci. Nisma per ta perjetesuar ate u mor nga ish-nxenesit e tij Avdulla Ndreu Bajram Likmeta Haxhi Rama Idriz Balani dhe Qazim Kertusha te cilet sot jane artiste te njohur te daltes dhe penelit. Koka ne bronz u realizua nga skulptori Idriz Balani dhe ishte vendosur mbi nje bllok guri te marre nga Kruja vendlindja e artistit te mirenjohur. Ne ceremonine e perurimit te memorialit paten marre pjese drejtues te pushtetit vendor e perfaqesues te ambasadave italiane dhe rumune artiste familjare e qytetare durrsake. 20 muaj me pas memorialit i mungon pjesa me e rendesishme nderkohe policia ka nisur hetimet per gjetjen e dhunuesve dhe objektit te bronzte.